Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi u urojnë Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë.

25 dhjetor 2010
Me rastin e Krishtlindjeve, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë Teuta Topi vizituan sot Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, ku u pritën nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos dhe më pas Selinë e Kishës Katolike në Tiranë, ku u mikpritën nga Arqipeshkvi metropolit i Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita.
Kryetari i Shtetit, në këtë ditë të bekuar për mbarë krishterimin, u përcolli përmes mediave të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, ortodoksë dhe katolikë kudo që ndodhen urimet më të sinqerta e të përzemërta: “Gëzuar! Gëzuar të gjithëve, në mënyrë të veçantë besimtarëve të krishterë, të cilët sot kanë festën! Një festë shumë e bukur sikurse është Festa e Krishtlindjeve! Një festë që të inspiron më shumë paqe, më shumë dashuri, më shumë harmoni. Por dëshiroj që në të njëjtën kohë të përshëndes të gjithë popullin shqiptar, i cili në shekuj ka ditur të ushqejë me shumë respekt e dashuri atë që është ndoshta elementi më i vyer i shoqërisë sonë – harmoninë fetare! Dhe besoj sot, ka më shumë mesazhe për paqe, për qetësi, por besoj që mesazhi që vjen natyrshëm për shoqërinë tonë është – më pak tension. Më shumë mirëkuptim, më shumë marrëveshje, sepse gjërat e mira bëhen së bashku dhe gjërat e mira natyrisht që bëhen kur jemi në harmoni siç ndodh në familje. Sa më shumë harmoni! Sa më shumë gëzim për të gjithë ju!”
Më tej, pas vizitës në Selinë e Kishës Katolike në Tiranë, Presidenti Topi u shpreh: “Dëshiroj edhe nga kjo Seli t’u uroj besimtarëve të krishterë dhe këtu specifikisht besimtarëve katolikë, Krishlindjet, këtë ditë të madhe! Sikurse e kam thënë, edhe sot e kam thënë dhe e ripërsëris, që është vërtetë një festë specifike për të krishterët, por që festohet nga të gjithë. Është një popull i mrekullueshëm që ka ditur ta mbajë të gjallë këtë traditë, ta ushqejë dhe jam i bindur që kështu do të jetë edhe e ardhmja. Ne do të festojmë të gjithë së bashku festat e njëri-tjetrit, jo duke na i imponuar njeri, por ky është një virtyt, është një gjë shumë natyrale, që e kemi trashëguar jo thjesht nga institucionet – e kemi trashëguar nga familjet. Kështu që kështu do të jetë gjithmonë. Të kemi këtë harmoni është një mrekulli për një vend, i cili shkon me një traditë shumë të veçantë në Evropë.
Gjej rastin këtu t’ju them që kam pasur një mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI, i cili nëpërmjet këtij mesazhi të ngrohtë ka paraprirë pikërisht fillimin e një viti, që do të jetë Viti i Paqes dhe që do të inaugurohet në janar. Dhe ne jemi absolutisht shumë të motivuar që t’i shërbejmë paqes. Kjo është arsyeja që edhe në Ballkan, që gjithmonë ka qenë i trazuar, sot ne konsiderohemi si një vend, i cili është promotor i paqes. Kështu që ta gëzojmë këtë ditë. Urimet më të mira për të gjithë besimtarët, për të gjithë popullin shqiptar!”