Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave.

28 dhjetor 2010
Pas vizitës në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Halluli”, Presidenti Topi iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme.
Gazetarja:Zoti President, politika e mbylli me një dështim sesionin parlamentar ose vitin 2010. Mendoni se viti 2011 do të jetë ndryshe?
Presidenti Topi:Më lejoni që ta mbyll këtë ditë pa u marrë me politikën! Duke u marrë me fëmijët, sepse po të merremi me fëmijët, të jemi shumë të kujdesshëm për ata, jo thjesht për t’u uruar Vitin e Ri, por për t’u përkujdesur për të ardhmen e tyre, sigurisht që ata do të jenë e ardhmja e Shqipërisë në të gjitha këndvështrimet. Duhet të merremi më shumë me brezin e ri, të përkujdesemi, të japim mesazhet e duhura! Besoj se politika do ta gjejë vendin e vet. Natyrisht në urimin që kam dhënë gjithmonë: të kenë më pak tensione dhe sa më afër t’u afrohesh festave të rëndësishme, të cilat të shkëpusin pak nga politika, të bën që të reflektosh se ky vend do të ketë të ardhme në rast se do të ketë mirëkuptim. Nuk është e thënë që pozita dhe opozita të mirëkuptohen, sepse vetë termi ‘pozitë dhe opozitë’ nënkupton një lloj kontradiksioni brenda të gjitha parametrave demokratikë, por duke bërë atë që duhet të bëjmë për Shqipërinë, për njerëzit. Sikurse thashë, më pak tension, më shumë argument dhe më shumë produkt! Këtë mund të them në këtë ditë që i dedikohet më shumë fëmijëve. Edhe juve njëkohësisht ju uroj Vitin e Ri! Gëzuar!”