Presidenti Topi dhe Zonja e Parë u urojnë Vitin e Ri fëmijëve të “Qendrës së Zhvillimit Rezidencial” në Durrës

Durrës
26 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta vizituan “Qendrën e Zhvillimit Rezidencial” në Durrës ku u përshëndetën ngrohtësisht me fëmijët dhe mësueset e edukatoret e tyre duke iu uruar Vitin e Ri 2012. Me këtë rast, Presidenti Topi theksoi:
“Do të doja të ndaja me ju atë kënaqësi që të japin festat e fundvitit. Dje ne kishim Krishtlindjet, një festë e dashur jo vetëm për besimtarët e krishterë, por besoj për të gjithë popullin shqiptar, sepse e kam thënë dhe dje gjatë mesazhit tim që, festat fetare në Shqipëri janë festa për të gjithë dhe, nga mesazhi i Krishtlindjeve, patjetër që vjen një mësim shumë i rëndësishëm që duhet ta duam njeri-tjetrin, por në këtë botë më shumë duhet të duam fëmijët, sepse fëmijët vijnë në jetë jo me vullnetin e tyre dhe, ndonjëherë fati nuk është i mirë për të gjithë. Atje ku ky fat nuk shkon ashtu siç duhet, në mënyrë të natyrshme, patjetër është shteti, është shoqëria, pra janë institucionet, janë njerëzit, që kanë një botë shpirtërore, e cila meriton të vlerësohet, që bëjnë të mundur që këta fëmijë patjetër të ndjehen nën kujdesin e shtetit dhe të strukturave të tij. Kështu që unë me këtë rast kam ardhur sërisht për t’ju thënë se shteti, institucionet, por edhe ne personalisht duhet të jemi gjithmonë të afërt me fëmijët për t’iu uruar festat, për t’iu dhuruar dashuri dhe, jam i bindur se kjo dashuri iu është dhënë dhe s’do t’iu mungojë.
Unë ju uroj juve pedagogëve, mësueseve, edukatoreve që me shumë dashuri, me shumë impenjim t’i qëndroni afër këtyre fëmijëve! Përshëndes dhe të gjithë ata të cilët e ndihmojnë këtë proces edhe nga jashtë institucionit! Dëshiroj t’ju falënderoj për kontributin dhe patjetër t’ju siguroj që viti 2012 do të sjellë një mundësi tjetër më të madhe edhe për këta fëmijë të vegjël! Uroj që familjet shqiptare, pavarësisht problemeve që kanë, sepse jo të gjithë janë në të njëjtin standard, të jenë më të ndjeshëm për të qenë më afër dhe do të ishte mirë jo vetëm në ditë festash për të pasur këtë kujdes edhe kujdesin edhe të institucioneve lokale, por që këta fëmijë ta kenë kujdesin gjatë gjithë vitit. Unë shikoj që kushtet kanë ndryshuar. Kushtet janë më të mira. Uroj që vitin që vjen të shohim akoma më shumë ndryshime!
Edhe një herë dëshiroj t’ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri, paçi shëndet dhe mirësi dhe begati kudo në familje, por edhe këtu në këtë familje të madhe që vjen me emrin Shtëpia e Fëmijës! ”
Një moment i veçantë i kësaj vizite ishte edhe shpërndarja e dhuratave të veçanta nga Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta për fëmijët.