Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të medias në Durrës

Durrës
26 dhjetor 2012
Pas ceremonisë së dekorimit të Shoqatës “Durrësi” dhe të tre figurave të shquara durrsake të artit dhe sportit, Presidenti i Republikës, Prof Dr. Bamir Topi iu përgjigj interesimit të përfaqësuesve të pranishëm të mediave.
Presidenti Topi: Përshëndetje!
Pyetje: Zoti President, ka deklaruar një natë më parë Kryeministri Berisha se Presidenca është kthyer në një parti politike. Cili është komenti juaj?
Presidenti Topi: Ma thanë këtë, por e thënë kjo në një ditë të shenjtë, sikurse ishte dita e Krishtlindjes, natyrisht të vjen keq, sepse deklaratat e politikanëve të paktën duhet të jenë në kohezion me atë që thonë në mëngjes që, duhet të stimulojmë dialogun, komunikimin, bashkëpunimin. Unë mund t’ju them atë që e kam thënë vazhdimisht. Ta rikonfirmoj qartazi dhe prerë. Institucioni i Presidentit ka qenë, është dhe do të mbetet një institucion kushtetues më përfaqësues, i cili në mënyrë shumë rigoroze ka zbatuar, zbaton dhe do të zbatojë deri në momentin e fundit, që unë do të jem në Presidencë, Kushtetutën e vendit dhe kurrsesi nuk mund të shkojë sipas dëshirave të partive që të jetë apendix i orekseve politike të partive politike, pavarësisht se cili është “background”-i politik i Presidentit. Pra, unë dëshiroj që të siguroj qytetarët shqiptarë që, pavarësisht insinuatave që hidhen, Presidenti do të mbetet President deri në sekondën e fundit të mandatit të tij.
Pyetje: Jeni akuzuar, po nga Kryeministri, se po mbani peng sistemin e drejtësisë. Cili është reagimi juaj?
Presidenti Topi: Unë mund të them që, ajo që akuzohet sot, jo vetëm nga qytetarët shqiptarët, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë, është mungesa për një kohë të gjatë e bashkëpunimit politik, sidomos në Parlament, për realizimin e reformave të domosdoshme, që janë edhe në funksion të gjyqësorit. Gjithçka tjetër ka qenë konform Kushtetutës dhe ligjeve.
Pyetje: Nuk do të jeni kandidat për President i mazhorancës. Kjo edhe një herë tjetër vjen nga Kryeministri Berisha. Si e komentoni ju këtë?
Presidenti Topi: S’ka nevojë që ta thotë askush, sepse e kam thënë unë që, nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër, vetëm, në rast se, zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese, për të bërë zgjedhjen e Presidentit ashtu sikurse e meriton, nga populli. Nëse do të ketë një ndryshim të kësaj natyre, që zor se do të ketë, sepse janë vet politikanët që i druhen verdiktit popullor, unë do të jem në garë dhe, e ftoj cilindo që të jetë në garë për të marrë verdiktin drejtpërdrejtë nga njerëzit e thjeshtë, nga populli.
Pyetje: Ju do i inicioni këto ndryshime kushtetuese?
Presidenti Topi:Presidenti nuk inicion ndryshime. Ndryshimet vijnë nga pikëpamja kushtetuese ose nga Parlamenti, ose nëpërmjet referendumeve. Presidenti ushtron detyrën e tij. Pak më parë ju thashë se deri në sekondën e fundit unë do të jem President dhe aspak pjesë e ndonjë partie.
Pyetje: Tani që pothuajse është konfirmuar edhe krijimi i një partie të re, a ka ndonjë emër deputeti ku do të pozicionohet…?
Presidenti Topi: Kush e konfirmoi këtë? Keni dëgjuar nga unë? Ju mos merrni dhe të perifrazoni vullnetet e të tjerëve. Dëgjoni Presidentin kur thotë që thotë se deri në minutën e fundit do të jem President. Ata që kanë frikë për të ardhmen politike pastaj, atëherë është çështje e tyre. Nuk kam faj unë, nëse unë kthehem në obsesion ndaj të tjerëve. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë. Atë që e them, e them vet dhe nuk ka nevojë që ta thonë të tjerët.
Gazetarët: Falemnderit!
Presidenti Topi: Gëzuar!