Presidenti Topi e kryeministei Berisha mbërrijnë në Këln

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha kanë mbërritur në Këln të Gjermanisë ku do mbahet samitit I NATO-s. Ata janë takuar me kancelaren gjermane Anhela Merkel. Liderët botërorë që do të marrin pjesë në samitin e NATO-s po marrin "urën e dy brigjeve" për të kapërcyer Rinin në Kehl,Gjermani për në Strasburg (Francë). Në orën 09.45 prites të nisë mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut. Rreth orës 10.00 do zhvillohet sesioni i hapjes së NAC-ut në nivel të kryetarëve të shteteve ose qeverive në Pallatin e Muzikës dhe të Kongreseve në Strasburg. Presidenti i Republikës Bamir Topi pritet të mbajë fjalën e tij në orën 10.30. Ndërkohë që ora 15.00 do të shënojë edhe kohën që Bamir Topi do të mbajë konferëncën për shtyp. Ndërkohë në vendin tonë, me rastin e festimeve për "Hyrjen e Shqipërisë në NATO", më datë 04 Prill 2009, do të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore - festive. Në këtë kuadër, strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë do të marrin masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve. Kështu ditën e nesërme Ministra e Integrimit, ka njoftuar mbi zhvillimin e një aktiviteti festiv, duke filluar nga ora 09.00' deri në orën 12.00' do të ndalohet parkim i iautomjeteve në : Sheshin "Skëndërbej".Në këtë ditë, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të zhvillojnë aktivitete kulturore dhe do të bllokohet Sheshi "Nënë Tereza" duke filluar nga ora 09.00' deri më 13.00'. Po ashtu, më datë 04 Prill 2009, Bashkia e Tiranës, ka njoftuar mbi zhvillimin e aktiviteteve kulturore, në kuadrin e festimeve për Hyrjen e Shqipërisë në NATO, ku do të ketë bllokim segmentesh rrugore. Duke filluar nga ora 16.00' deri në orën 21.00' do të ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë sheshit Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" deri në Urën e Madhe të Lanës.