Turqia kundërshton Rasumssen

Edhe pak para fillimit te samitit jubilar te NATO-s nuk eshte gjetur ende konsensusi per sekretarin e ri te pergjithshem te Aleances. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e perforcoi kundershtimin e tij kunder danezit Anders Fogh Rasmussen, kandidatit te deshiruar nga shumica e vendeve te NATO-s. Udhëheqësi turk e quajti NATO-n një organizatë të krijuar për të garantuar paqen. Ai vuri në dukje dështimin e kryeministrit danez për t'iu përgjigjur pozitivisht kërkesës turke për të mbyllur një stacion televiziv satelitor kurd të cilin Turqia e konsideron si zëdhënës të rebelëve kurdë në vendin e vet. Gjithashtu Turqia e e refuzon nominimin e Rasmussenit per shkak te qendrimit te tij ne konfliktin mbi publikimin e karikaturave te Muhametit ne nje gazete daneze ne vitin 2006. Në lidhje me këtë gjë, vendet islamike i kanë kërkuar Erdoganit që të vendosë veton, kundër zgjedhjes së Rasmussenit Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti zotin Rasmusen një kandidat të shkëlqyer. Bisedimet per zgjedhjen e sekretarit te ri te NATO-s, pritet te vazhdojne gjate dites se sotme.