E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Topi emeron 4 anetare te rinj per Gjykaten Kushtetuese

TIRANE- Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi sot emerimin e kater anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese.

Zyra e shtypit e Presidences ben te ditur se ne mbeshtetje te Kushtetutes kreu i shtetit dekretoi sot emerimin e Edlira Jorgaqi Fatmir Hoxha Artan Hoxha dhe Ardian Leka si anetare te Gjykates Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese sipas ligjit themeltar te shtetit perbehet nga 9 anetare te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet pa te drejte riemerimi nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›