Presidenti Topi gjatë vizitës në Shëngjin nderohet me titullin “Mirënjohja e Qytetit”

14 nëntor 2011
Shëngjin, Lezhë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, zhvilloi sot një vizitë pune në Komunën e Shëngjinit ku u prit nga Kryetari i Komunës, Salvador Kaçaj, deputetë të zonës, përfaqësues dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor, këshilltarë vendorë si dhe shumë qytetarë, me të cilët Presidenti së bashku me anëtarët e Kabinetit të tij u përshëndetën nga afër përzemërsisht.
Në vijim, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Shëngjinit, zotin Salvador Kaçaj në godinën e re të kësaj Komune, shiritin përurues të së cilës e preu Kreu i Shtetit shqiptar. Kryetari i Komunës Shëngjin i dorëzoi Presidentit Topi titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në promovimin e kulturës, traditës dhe potencialeve turistike të Komunës së Shëngjinit; për rolin e tij moderator dhe angazhimet e vazhdueshme në forcimin e dialogut, demokracisë dhe institucioneve kushtetuese në Shqipëri”. “Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu midis jush! Ndihem i nderuar për mikpritjen, por edhe i emocionuar për vlerësimin që më keni bërë, sidomos kur ky vlerësim vjen nga qytetarët, ndaj ju falënderoj!”, - u shpreh Presidenti pas marrjes së titullit.
Në vijim, gjatë takimit, të pranishmit shkëmbyen e ndanë mendime për zhvillimet më të reja në këtë zonë, kryesisht të spektrit ekonomiko-social duke vënë theksin në dy aspekte të rëndësishme: zhvillimin e turizmit dhe të infrastrukturës me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara si për qytetarët shqiptarë, por edhe të huaj. Bashkëbiseduesit vunë theksin në nevojën e investimeve dhe të projekteve për ruajtjen e vijës bregdetare dhe plazhit të Shëngjinit për ta bërë sa më tërheqëse për turistët përmes ambienteve shlodhëse e argëtuese, shërbimeve cilësore dhe me çmime konkuruese, urbanistikës së zhvilluar, etj. Duke folur lidhur me rëndësinë jetike për portin e Shëngjinit si një pikë strategjike që ndihmon zhvillimin e kësaj zone, por edhe më gjerë, u vu në dukje dhe domethënia e këtij porti dhe për Kosovën, si një ndër pikat më të afërta për daljen në det. Në këtë kontekst, u nënvizua domosdoshmëria e bashkëpunimit të autoriteteve vendore dhe atyre qendrore për të gjetur rrugët dhe mundësitë financiare për të kontribuar në hartimin dhe realizimin e projekteve madhore që do i ndryshonin fizionominë këtij porti duke i dhënë shërbimeve portale standardet bashkëkohore.
* * *
Më pas, Kreu i Shtetit vizitoi fabrikën e përpunimit të peshkut “Poseidon” dhe gjatë një shëtitjeje në bulverdin kryesor, u takua dhe u përshëndet ngrohtësisht me banorët e shumtë që kishin dalë për t’i uruar mirëseardhjen.