Presidenti Topi dekoron priftin italian Antonio Leuçi me Urdhrin “Nënë Tereza”

14 nëntor 2011
Shëngjin, Lezhë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot priftin italian, Antonio Leuçi, me Urdhrin e lartë “Nënë Tereza” sipas motivacionit “Për kontributin e dhënë në ndihmë të njerëzve në nevojë e në përmirësimin e jetës dhe arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht në zonën e Lezhës.” Ceremonia e dekorimit u zhvillua në vijim të vizitës së punës të Presidentit në Shëngjin, pas një takimi me këshilltarë të Komunës, përfaqësues të sipërmarrjeve vendore.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh:
“Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu në Shëngjin me ftesë të Kryetarit të Komunës së Shëngjinit, zotit Kaçaj! Unë dëshiroj t’ju përshëndes, secilin në titullin e tij, pa dashur të përsëris të gjithë konsideratën për të pranishmit këtu!
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Vërtet është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu! Ju e keni zgjedhur shumë bukur mjedisin e këtij takimi, sepse, përtej auditorit, ka vetëm horizonte të hapura. Deti Adriatik ka një simbolikë të jashtëzakonshme në historinë e vjetër të shqiptarëve, sepse gjithmonë ne na ka lidhur me perëndimin. Përballë gjeografikisht ne kemi Italinë, por, Italia në shekuj, ka qenë pikë referimi e marrëdhënieve kulturore, historike dhe shpirtërore të shqiptarëve. Padyshim që kështu është edhe sot, përveç asaj periudhe të një izolimi total, ku padyshim prapë kishte një shpresë dhe kjo shpresë vinte nga perëndimi. Sot, në kuptimin e vërtetë të fjalës, horizontet janë të hapura. Ne sot kemi një kënaqësi të veçantë që jetojmë në një periudhë demokracie. Pra, e njëjta gjë ndodh edhe këtu në Shëngjin. Unë dëshiroj nga zemra të përshëndes popullin e Shëngjinit, përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor, të përshëndes tërë biznesin e zonës së Shëngjinit, por edhe autoritetet shpirtërore që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë kaq të bukur, me një “background” të fortë historik dhe kulturor. Këtë e shoh edhe sot. Janë të gjithë të pranishëm, secili me kontributin e tij dhe ky takim ka edhe simbolikën tjetër, që ne do e shoqërojmë edhe me një moment vlerësimi. Është vlerësim që vjen nga Presidenti i Republikës, por, me një propozim që vjen nga autoritetet lokale të zonës. Ky vlerësim bëhet në radhë të parë nga ata që e njohin nga afër kontributin e personaliteteve të tyre.
Ajo çka shihet është pikërisht që Shëngjini është futur vërtet në një rrugë të mbarë të progresit. Vazhdimisht është thënë, e përsëris dhe vazhdimisht do e themi dhe në të ardhmen se, Shëngjini është një nga pikat strategjike të Shqipërisë, sepse, jo vetëm është në detin Adriatik, por me të gjitha mundësitë që porti i Shëngjinit të zhvillohet për shkak edhe të një aksi të rëndësishëm që lidh detin Adriatik me Kosovën, me një shtet të ri, më një shtet, i cili po kontribuon ndjeshëm në moderacionin e situatës në Ballkan, një shtet, ku janë vëllezërit tanë shqiptarë. I përshëndes pikërisht nga Shëngjini për t’i thënë edhe një herë atë që është përsëritur nga politika shqiptare që, Shëngjini është port i shqiptarëve dhe është një port, i cili patjetër do të krijojë të gjitha mundësitë, të gjitha akseset e nevojshme për të pasur atë komoditet, sikurse thuhet në mënyrë simbolike, një shtëpi e vogël, që është në kufirin me Kosovën, që është shumë afër, është dy orë larg nga deti, pra, është një shtëpi dy orë larg nga deti . Kjo ka një simbolikë të veçantë për të thënë që deti Adriatik, porti i Shëngjinit vërtet që është shumë afër me Kosovën.
Ndaj, në këtë moment të impenjohemi të gjithë që t’i japim kësaj zone të gjithë komoditetin e nevojshëm, së pari infrastrukturor, pastaj pjesën tjetër, komuna së bashku me biznesin, së bashku me investimet që vijnë edhe nga qeveria, të bëjmë të mundur që Shëngjini të kthehet në të gjitha standardet e një turizmi elitar. Ajo çka shohim në Shëngjin, padyshim që të mbush me optimizëm, sepse brenda një periudhe të shkurtër biznesi punon, por besoj, edhe komuniteti punon.
Unë do të dëshiroja që të jap edhe një mesazh për komunikim. Sot vërtet në Shqipëri ka debat politik, ka edhe mosmarrëveshje të karakterit politik, por jam i bindur që klima e demokracisë bën të mundur që, përtej pozicioneve politike, njerëzit në komunitet të mos jenë të influencueshëm, por të bashkëpunojnë, të komunikojnë, sepse jeta në komunitet është ajo që i intereson gjithsecilit, pavarësisht nëse është i majtë, nëse është i djathtë, nëse nuk ka interes për politikën. Pra, të gjithë së bashku jetojmë në komunitet dhe komuniteti ka nevojë që të orientohet tek politika dhe pushteti vendor. Pushteti vendor ka detyrimin që të komunikojë me pushtetin qendror dhe të gjithë së bashku të bëjmë të mundur që jeta e qytetarit të përmirësohet.
Padashur të zgjatem në diskutime të kësaj natyre, të cilat për hir të së vërtetës janë me shumicë në mjedisin e politikës shqiptare, do të doja që ta bëja këtë komunikim më të thjeshtë, t’ju inkurajoj juve të gjithëve, sepse punët e mira bëhen së bashku. Punët e mira nuk bëhen të veçuara, nuk bëhen të izoluara, nuk bëhen pa bashkëpunim. Duke qenë së bashku, autoritetet politike, autoritetet vendore, të gjitha autoritetet shpirtërore, biznesi, ta bëjmë Shëngjinin vërtet një mjedis ku do jetë atraktiv jo vetëm për turistët shqiptarë, por edhe për turistët e huaj.
Edhe njëherë ju falënderoj për këtë prezencë ! Ju falënderoj për mikpritjen dhe ju dëshiroj të gjitha të mirat e zemrës!
Faleminderit!”
Nga ana e tij, zoti Antonio Leuçi shprehu falënderimin e veçantë për dekoratën që iu dha nga Presidenti i Republikës, theksoi faktin se të gjitha ato që ka bërë gjatë këtyre viteve, i ka bërë jo në emër personal, por në emër të Kishës Katolike, sidomos për hir të atyre fëmijëve dhe adoleshentëve që shkojnë në shkollë, pasi shkolla është për ta, për zhvillimin dhe për të ardhmen e tyre. “Të gjitha iniciativat që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, janë bërë pikërisht për të favorizuar zhvillimin e fëmijëve”, - vuri në dukje At Antonio Leuçi duke shpresuar që të i gjithë ky aktivitet të vazhdojë e të shtohet po me këtë hov që e ka karakterizuar deri më sot.
Mirënjohjen për Presidentin Topi në emër të Kishës Katolike e shprehu Ipeshkvi i Lezhës, Imzot Otavio Vitale, gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e dekorimit: “Zoti President, si përfaqësues i Kishës Katolike këtu në Lezhë, jam shumë i nderuar për zgjedhjen që Republika e Shqipërisë ka bërë, në emrin e të gjithëve, duke zgjedhur një anëtar të Kishës, Patër Antonion në këtë rast, për të mirat që ka bërë ndaj popullit dhe për ato që Zoti na ka besuar. Ju siguroj që ne si dhe Kisha Katolike do të vazhdojmë duke vepruar në këtë rrugë! Shumë falemnderit!”