E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Haitit, Rene Garsia Preval.

14 janar 2010

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Haitit, Rene Garsia Preval në të cilin shkruan:

“I nderuar Zoti President,

Me hidhërim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar e tragjik që goditi Republikën e Haitit në datën 12 janar, duke shkaktuar shumë humbje jetësh, shumë të lënduar dhe dëme materiale, duke e dëmtuar seriozisht kryeqytetin dhe vendin tuaj.

Më lejoni, Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh Juve dhe familjeve e të afërmve të viktimave, solidaritetin me vendin tuaj dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë popullin e Haitit që u trondit nga kjo katastrofë, duke shpresuar që situata të kapërcehet sa më lehtë!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›