Presidenti Topi i dërgon një mesazh solidariteti Presidentit të SHBA-së, Barak Obama

11 shtator 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh solidariteti Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e dhjetë vjetorit të sulmeve kriminale të terroristëve të Al Kaedës kundër kullave binjake WTC në Nju Jork, në të cilin shkruhet:
“I nderuar President Obama,
Me rastin e përvjetorit të dhjetë të sulmeve kriminale të terroristëve të Al Kaedës kundër kullave WTC në Nju Jork, ku humbën jetën tre mijë shtetas amerikanë të pafajshëm, ju shpreh Juve dhe gjithë popullit mik amerikan solidaritetin tim më të sinqertë duke u bashkuar me lutjet tuaja që shpirtrat e tyre të prehen të qetë në parajsë.
Është detyrë e gjithë popujve dhe qeverive të mbarë botës të bashkohen në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si armik i paqes dhe i sigurisë globale.
Populli shqiptar ka qenë dhe do të mbetet edhe në të ardhmen përkrahë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kështjellës më të madhe të demokracisë dhe të paqes sot në botë.
Në çdo moment historik për kombin shqiptar ne kemi patur përkrahë mbështetjen e fuqishme të popullit dhe të qeverisë amerikane. Në këto momente të përkujtimit të mijra viktimave të pafajshme, ne i shprehim edhe një herë solidaritetin më të madh të gjithë familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit amerikan.
I paharruar qoftë kujtimi i tyre!”