E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dorëzon zotit Medi Bici dekretin e emërimit në Gjykatën e Lartë.

15 korrik 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dorëzoi sot paradite në Presidencë zotit Medi Bici dekretin e emërimit në Gjykatën e Lartë duke e përgëzuar dhe duke i uruar njëkohësisht suksese në detyrën e rëndësishme dhe plot përgjegjësi.

Anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, Medi Bici u propozua nga Presidenti Topi për në Gjykatën e Lartë më 25 maj 2010 dhe kandidatura e tij u votua dhe u miratua në Parlamentin shqiptar pak ditë më parë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›