VENDIM PER KALIMIN NE PRONESI, PA ShPERBLIM, REPUBLIKËS SË KOSOVËS, TE NJE PRONE
V E N D I M
PëR
KALIMIN NE PRONESI, PA ShPERBLIM, REPUBLIKëS Së KOSOVëS, TE NJE PRONE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 4, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi, pa shpërblim, Republikës së Kosovës, të pronës, truall dhe ndërtesë, vila nr.6, rruga “Donika Kastrioti”, Tiranë, sipas certifikatës së pronësisë dhe planvendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Prona kufizohet:
- në veri, me pasurinë 3/29,
- në jug, me pasurinë 3/212; 3/213,
- në lindje, me pasurinë 3/42,
- në perëndim, me pasurinë 3/254.
2. Kalimi i pronësisë bëhet për selinë e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës, në Tiranë, sipas dispozitave të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/07/2010