E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER TRANSFERIMIN E REZERVUARëVE DHE SKEMAVE UJITëSE PëRKATëSE NGA MINISTRIA E BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES SE KONSUMATORIT, Në PRONëSI Të NJëSIVE Të QEVERISJES VENDORE DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 1157, DATË 25.11.2009, TË KËSHIL

V E N D I M

PER

TRANSFERIMIN E REZERVUARëVE DHE SKEMAVE UJITëSE PëRKATëSE NGA MINISTRIA E BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES SE KONSUMATORIT, Në PRONëSI Të NJëSIVE Të QEVERISJES VENDORE DHE PëR NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR. 1157, DATë 25.11.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE, Të BORDEVE Të KULLIMIT, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES Së KONSUMATORIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 2.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.8518, datë 30.7.1999, “Për ujitjen dhe kullimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin e rezervuarëve dhe skemave ujitëse përkatëse nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (Bordet e Kullimit), në pronësi të njësive të qeverisjes vendore, pa ndryshuar destinacionin, sipas listës nr.1 bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të bordeve të kullimit, e përcaktuar me vendimin nr.1157, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të bordeve të kullimit, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, ndryshohet dhe bëhet sipas listës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të bëjë përditësimin e skemave ujitëse për çdo rezervuar të pasqyruar në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, dhe t’i propozojë Ministrisë së Brendshme përfshirjen e tyre në listat përfundimtare të pronave të paluajtshme shtetërore, që i transferohen në pronësi njësive të qeverisjes vendore.

4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjësit kryesorë për sigurinë e objektit dhe për pasojat që rrjedhin nga prishja ose aksidentet e mundshme në digë, sipas legjislacionit në fuqi për sigurinë e digave.

5. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit t’ia kalojë njësive të qeverisjes vendore, për çdo digë, sipas listës nr.1, të gjithë dokumentacionin teknik përkatës.

6. Në rastet kur rezervuari dhe skema ujitëse përkatëse humbin destinacionin për ujitje, për shkaqe të pavarura nga pronari i saj (njësia e qeverisjes vendore), Këshilli i Ministrave bën ndryshimin përkatës të destinacionit të pronës, sipas procedurës së mëposhtme:

a) Njësia e qeverisjes vendore paraqet kërkesën pranë Ministrisë së Brendshme, shoqëruar me argumentimin përkatës;

b) Ministria e Brendshme propozon vendimin për Këshillin e Ministrave, pas marrjes së mendimit nga:

- Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsmatorit;

- Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave;

- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

- Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha.

7. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (bordet e kullimit), Ministria e Brendshme, njësitë përkatëse të qeverisjes vendore dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›