Presidenti Topi i drejtohet Debatit të Nivelit të Lartë në OKB me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore”

17 maj 2012
Nju-Jork, SHBA
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesë sot në punimet e Debatit të Nivelit të Lartë me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore”, të mbajtur në Nju-Jork, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser.
Në prani të kryetarëve të shteteve dhe delegacioneve të tyre, si dhe të personaliteteve të larta të politikës dhe ekonomisë botërore, Presidenti Topi e hapi fjalimin e tij duke vënë në dukje se: “Republika e Shqipërisë me ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike që ka pësuar këto 20-vitet e fundit në rrugën e saj drejt demokracisë dhe proceseve të integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë reformave ekonomike dhe atyre legjislative, për t’u përfshirë me sukses në ekonominë e tregut.”
“Është një realitet që sot Shqipëria është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, por ajo ka përmirësuar ekonominë e saj në raport me vendet e tjera të rajonit.” – theksoi Presidenti Topi duke vazhduar më tej se: “Kjo situatë ndryshimesh pozitive ka përfshirë edhe vende të tjera të Ballkanit, që aspirojnë të integrohen në Evropën e Bashkuar. Dëshiroj me këtë rast, të përshëndes shtetin e ri, të pavarur të Kosovës, që brenda një kohe të shkurtër ka arritur rezultate pozitive në të gjitha proceset e demokracisë dhe të reformave ekonomike, duke ndikuar direkt në paqen e sigurinë e rajonit.”
Më pas Kreu i Shtetit shqiptar, duke folur mbi gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare, “e cila vërtetoi se asnjë vend nuk ishte i imunizuar prej ndikimit të saj”, vuri në dukje se: “kombinimi i çmimeve të larta të naftës dhe mallrave, trazirat, tërmetet dhe cunamet, krizat e borxhit dhe problemet fiskale kanë çuar në rritjen masive të riskut të kundërt. Nga pikëpamja ekonomike, vende me peshë të madhe në ekonominë botërore nuk janë në ritmet e tyre karakteristike”. Duke vijuar më tej Kreu i Shtetit, nënvizoi se “një gjendje e tillë ka bërë që politikanët, menaxherët dhe ekspertët të mos jenë aq të sigurt nga sa ishin më parë për arsye se pasojat e krizës financiare dhe ekonomike kanë ekspozuar haptazi dobësinë e zbatimit të teorive dhe politikave ekonomike”.
Presidenti Topi u shpreh gjithashtu se “doktrinat e bankave qendrore kishin të meta, për shkak se fokusi i tyre mbi inflacionin ishte më i madh se sa ai mbi rritjen ekonomike, punësimin dhe stabilitetin e sektorit financiar, gjë që tregon përse pasojat që shkaktuan efektet e krizës financiare dhe ekonomike globale janë në një shkallë më të lartë se sa pasojat nga inflacioni”. Në vazhdim të këtij shpjegimi, Kryetari i Shtetit theksoi se “si rezultat i ndikimit të efekteve të tregjeve financiare, tregtisë, investimeve dhe remitancave, edhe në një vend më pak të integruar në ekonominë rajonale dhe botërore siç është Shqipëria, tashmë vihet re ndikimi i krizës, pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon”, duke shprehur njëkohësisht bindjen se “kapërcimi i krizës do të jetë një zgjidhje e radhës, ndërsa parandalimi i krizave në të ardhmen, natyrisht, do të kërkojë gjithnjë e më shumë zhvillimin dhe përsosjen e institucioneve të ekonomisë së globalizuar”.
Duke u ndalur tek globalizimi dhe efektet e botës së globalizuar, “ku prodhimi nuk ka kufi, ku tregtia dhe transaksionet financiare drejtohen nga qëllimi i sigurimit të fitimit dhe nga marrja përsipër e rreziqeve, Presidenti Topi nxori në pah të dhënat e dhjetëvjeçarëve të fundit, gjatë të cilave “liberalizimi i tregtisë ka sjellë heqjen në një masë të madhe të barrierave për lëvizjen e kapitaleve dhe të shërbimeve, por çdo lloj përparimi i mëtejshëm në këtë drejtim, sikundër po shihet, po arrihet me më vështirësi, pasi pjesa më e madhe e ekonomive ekspozohet gjithnjë e më shumë nën presionin e konkurrencës ndërkombëtare”.
“Zhvillimi i globalizimit të tregjeve të kapitaleve, - nënvizoi Kreu i Shtetit, - uli koston e financimeve dhe rriti në të gjithë botën gjendjen e kapitalit real, gjë që përbën motorin lëvizës të produktivitetit”, duke theksuar më tej se “gabimet e pashmangshme dhe periudhat e euforisë të pjesëmarrësve në tregjet botërore, si dhe keqfunksionimet që lindin nga ato, shkaktuan disbalancimin ekonomik që pasqyrohet në efektet e krizës aktuale”. Në këtë drejtim, Presidenti i Republikës vuri në pah faktin që “ritmi i shpejtë i globalizimit të tregtisë, u shoqërua nga globalizimi i sistemit financiar, por sistemi global financiar duhet të jetë i aftë për t’i drejtuar kursimet botërore në financimin e atyre investimeve që do të prodhojnë më shumë ato lloj mallrash dhe shërbimesh që vlerësohen më tepër nga konsumatorët”.
Në paraqitjen e pikëpamjeve mbi gjendjen e ekonomisë sot nëpër botë, Presidenti Topi shprehu mendimin se “rregullat që miratohen gjatë zhvillimit të një krize, duhet të përpunohen më tej në mënyrë të hollësishme, sepse çdo rregull ka afatin e vet të skadencës; rregullat e reja duhet të përfshijnë më shumë rregullatorë, që të shmanget refuzimi i një rregullatori të vetëm për të marrë përsipër përgjegjësinë e rreziqeve dhe përpjekjet për të siguruar garanci për secilin variant të mundshëm të rezultatit negativ, duke rritur kostot e mbikëqyrjes”.
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit vuri në evidencë rëndësinë që mbart për ekonominë edhe “lufta kundër mashtrimeve, gjë që kërkon më tepër fonde për krijimin e rregullave të reja që ndihmojnë në forcimin e ligjshmërisë për të luftuar dhe shmangur praktikat e mashtrimit dhe të korrupsionit politik, pasi miratimi “pas dasme” i ligjeve dhe rregullave të reja për të luftuar dështimet dhe gabimet do të ishte një humbje kohe e konsiderueshme dhe një kosto e tepër e lartë për korrigjimin e gabimeve”.
Duke nënvizuar më tej në fjalën e tij, edhe faktin se “dobitë e globalizimit janë shumë herë më të mëdha se sa kostot e tij, madje ato shtrihen përtej kufijve të ekonomisë në lidhjet pozitive reciproke të globalizimit me demokracinë”, Kreu i Shtetit theksoi se “ngadalësimi i procesit të globalizimit, do të mund të ulte zhvillimin botëror dhe nivelin e arritur të jetesës, prandaj duhet të marrim në konsideratë të veçantë faktin se njerëzit përshtaten shpejt me nivelet më të larta të jetesës dhe po të jetë se ngadalësohet përparimi, atëherë mendojnë se po privohen nga diçka dhe fillojnë të kërkojnë interpretime të reja”.
“Proteksionizmi, pavarësisht petkut politik ose ekonomik, - u shpreh Presidenti Topi, - në të gjitha rastet ka përfaqësuar dhe përfaqëson recetën e stanjacionit ekonomik dhe të autoritarizmit politik” dhe se “E ardhmja e globalizimit do të përcaktojë rrugën në të cilën do të vazhdojë të ecë tregu botëror dhe mënyra e jetesës së kombeve në dhjetëvjeçarët që vijnë.” – përfundoi fjalën e tij mbajtur në debatin e nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kreu i Shtetit shqiptar.