Presidenti Topi takon Drejtuesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, Majkëll Granof

16 maj 2012
Nju-Jork, SHBA
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, zhvilloi sonte një takim pune me Drejtuesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, Majkëll Granof. Presidenti Topi shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim, si dhe mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, për promovimin dhe realizimin e shumë projekteve në Shqipëri, kryesisht në dhënien e përvojës amerikane në drejtim të nxitjes së sektorit privat dhe shtimit të strategjive për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të vogël e të mesëm në vend.
Duke falënderuar për kontributin e deritanishëm të këtij Fondi për Shqipërinë dhe duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit shqiptaro-amerikan, Presidenti Topi vuri në dukje angazhimin dhe përkushtimin maksimal që ky organizëm ka dhënë në drejtim të përmirësimit të ecurisë së veprimtarisë së biznesit dhe rritjes së nivelit ekonomik të shqiptarëve. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi gjithashtu strategjitë që po zhvillon aktualisht Fondi në drejtim të rritjes së tregtisë në sektorin privat dhe të investimeve, si veprimtari që do t’i shërbejnë zhvillimit të mëtejshëm ekonomik edhe në mbarë rajonin ballkanik.
Gjithashtu, Presidenti Topi e njohu zotin Granof me zhvillimet dhe arritjet më të fundit në Shqipëri, me hapat e ndërmarra sidomos në fushën ekonomike, si dhe me politikat që po ndjek Shqipëria në drejtim të zvogëlimit të nivelit të varfërisë, nëpërmjet zbatimit të një sërë programesh të ndryshme vendore e ndërkombëtare.
Duke vënë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë për zhvillimin e saj në fusha të ndryshme, Kryetari i Shtetit nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit të ngushtë dypalësh për arritjen e objektivave të tjera me interes të përbashkët përfitimi ekonomik. Në këtë kuadër, Presidenti Topi shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të punojë me vullnet e vendosmëri për të siguruar arritje të tjera të suksesshme në fushën ekonomike-tregtare, në mënyrë që të ruajë ritme e duhura të zhvillimit për të përmbushur objektivin kryesor të saj që është integrimi me të drejta të plota në familjen evropiane.
Drejtuesi i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, Majkëll Granof, duke vlerësuar bisedën e ngrohtë e miqësore, por dhe rolin e rëndësishëm të Presidentit Topi në forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin e gjithanshëm të Shqipërisë, shprehu njëkohësisht kënaqësinë që personalisht është pjesë e miqësisë tradicionale historike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke garantuar se edhe Fondi që ai drejton, do të vazhdojë të japë kontributin maksimal, në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit në Shqipëri.