Presidenti Topi, i gatshëm të thërrasë palët politike në tryezën e dialogut

Kreu i Shtetit, Bamir Topi është shprehur sot se ka filluar përgatitjet për organizmin e një tryeze të përbashkët PD-PS, për situatën politike në vend. Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidentit të Republikës informoi sot se “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit politike në vend, mirëpriti gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama.Në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me Kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”- thuhet më tej në njoftimin zyrtar të Presidencës....