Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të gazetarëve në Ersekë

13 janar 2012
Ersekë
Në përfundim të vizitës së tij në Ersekë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi iu përgjigj dhe interesimit të gazetarëve të pranishëm për të pasqyruar këtë veprimtari.
Pyetje: Zoti Topi, keni deklaruar se nga sot ju do të filloni të vlerësoni të gjitha figurat e vendit tonë. Kjo vjen për shkak se kemi humbur diçka nga identiteti?
Presidenti Topi: Jo, absolutisht! Nëse ju keni në memorie të gjithë veprimtarinë time si institucion, në mënyrë të vazhdueshme kam nderuar figura, të cilat janë në piedestalin e memories kombëtare. Por, sigurisht që ky vit ka një simbolikë të veçantë. Është viti i 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe e fillova pikërisht me Kolonjën, një vend që ka nxjerrë shumë atdhetarë, mendimtarë, ideologë, mësues të talentuar që janë në memorien e kombit. Sot nderova dy figura të ndritura, sikurse janë figura e Petro Nini Luarasit dhe e Jani Vretos, por kjo zonë ka dhe figura të tjera që do të vazhdojnë të nderohen në vijim të kësaj veprimtarie në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Unë, padyshim që këtë veprimtari do e çoj edhe në zona të tjera, por edhe në Institucionin e Presidentit. Sikurse ju e keni dëgjuar, ka një angazhim të tërë shtetit shqiptar, të të gjitha institucioneve që, në mënyrë të bashkërenduar, të bëjnë nderimin e merituar për të gjitha këto figura. Madje, do të thoja që jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por dhe shqiptarët që jetojnë në viset shqiptare në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi. Pra, do të jetë një veprimtari intensive e nderimit të këtyre figurave që tregon se identiteti ynë kombëtar ka qenë dhe mbetet shumë i fortë.
Pyetje: Zoti President, dje ka pasur pak krisje midis marrëveshjes së dy forcave kryesore politike. Ju mendoni se do të ketë një marrëdhënie acarimi ndërmjet këtyre dy forcave?
Presidenti Topi: Unë uroj që jo, sepse partitë politike besoj që janë koshiente që bashkëpunimi midis tyre, sidomos në politikat parlamentare, aty ku zhvillohen ligje, aty ku zhvillohen debate dhe aty ku plotësohen mjaft nga rekomandimet e Komisionit Evropian, e bëjnë të detyrueshme që partitë politike të bashkëpunojnë intensivisht dhe në mënyrë shumë efikase për të miratuar ligje dhe për t’i dhënë një stabilitet të plotë të gjithë bashkëpunimit politik. Unë jam i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdojë. Uroj që ky të vazhdojë dhe të mos ketë asnjë lloj krisjeje!
Pyetje: Duke filluar nga Kryeministri Berisha e deri tek analistë të tjerë pranë tij duket se kanë filluar një sulm të paparë ndja jush. Kjo vlen, sepse angazhimi juaj politik, pas përfundimit të mandatit do të jetë një forcë tjetër politike?
Presidenti Topi: Besoj që do të jap një përgjigje shteruese. Deri në momentin që do të jem President i Republikës, unë do të vazhdoj që me shumë seriozitet, me shumë konseguencë të zbatoj të gjitha detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës. Çdo lloj aludimi besoj që është i kotë. Çdokush, më pas, është i lirë në një vend demokratik që të ushtrojë veprimtarinë e vet ligjore, kushtetuese në funksion të dëshirave që ai ka vetë. Kështu që, nuk besoj se kjo pyetje gjen vend për t’u ripërsëritur si një lajtmotiv sa herë që unë kam takim me gazetarët. E thashë dhe besoj që do të vlejë deri në fund të mandatit tim. Është një përgjigje shteruese. Mos e bëni më këtë pyetje! Unë do të jem jashtëzakonisht i kujdesshëm që të mos bëj konfuzion sikurse aludojnë të tjerët, në pozitën time si President me të të gjitha detyrimet e mia. Pastaj, pas përfundimit, më takon mua ta them se çfarë do të bëj dhe ku do të jem. Asgjë që dëgjohet nga të tjerët, që aludohet nga të tjerët, që keqinterpretohet nga të tjerët, nuk dua që të merret për bazë. Ju keni një zë që e thotë vet, me figurë dhe me zë, sinkron dhe këtë duhet ta besoni.
Pyetje: Por kemi një zë tjetër që thotë, madje me akuza shumë të rënda ...
Presidenti Topi: Me vjen keq për diçka që këtu është vetëm një gazetar që bën pyetje pambarimisht. Unë ju vlerësoj, por jo vetëm ju. Besoj që kur thashë se është përgjigje shteruese, mos insistoni. Jam unë që prevaloj mbi mendimet dhe aludimet e të tjerëve. Dikush mund të ketë dëshirë që të unë të mbes edhe pa frymë, apo jo? Unë jam njeri i lirë. Di që në mënyrë shumë serioze të ushtroj detyrimet e mia kushtetuese. Mbas përfundimit të mandatit, natyrisht që më takon vetëm mua. Ka ikur koha e monizmit.