E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të gazetarëve për krizën politike

17 mars 2010
Berat

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi po zhvillon sot një vizitë pune në qytetin e Beratit. I pyetur nga gazetarët e pranishëm për pasqyrimin e kësaj vizite lidhur me një mendim të Kryetarit të Shtetit për krizën politike dhe zgjidhjen e saj, Presidenti Topi u përgjigj:

“E rëndësishme është që kemi një riinstalilm të dialogut politik, pavarësisht nga problematika. Unë mendoj që demokracia në Shqipëri i ka të gjitha shanset që të bëjë progres, pavarësisht se ndonjëherë gjërat duket sikur nuk kanë rrugëdalje. Gjithmonë politika ka mundësi që mbi bazën e dialogut, të një predispozicioni për të arritur një zgjidhje në funksion të Shqipërisë dhe mbarë shoqërisë, do të dijë të gjejë edhe rrugët e bashkëpunimit. Duket sikur janë retorika politike kur themi në funksion të reformave të rëndësishme, por është realisht kështu. Duhet që njerëzit të bashkëpunojnë, sepse vërtet na presin reforma të rëndësishme në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë me konseguencë rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm, domininanti i jetës së politikës dhe i institucioneve të Shqipërisë, duhet të jetë konsolidimi i rrugës së nisur për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›