Presidenti Topi pret Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Kantrimen.

1 prill 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në zyrën e tij një takim të veçantë me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Kantrimen, dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale që ekzistojnë mes dy vendeve tona, jo vetëm mike, por edhe aleate si dhe shprehu mirënjohjen ndaj mbështetjes së pakursyer të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në strukturat euroatlantike, si dhe në përballimin e mjaft sfidave me të cilat jemi ndeshur e po ndeshemi dhe më konkretisht me atë të realizimit me sukses e sipas standardeve demokratike të zgjedhjeve të ardhshme vendore të 8 majit 2011.
Presidenti i Republikës, pasi e njohu zotin Kantrimen me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe situatën politike në prag të zgjedhjeve vendore, shprehu vullnetin dhe angazhimin institucional që, në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, të japë kontributin e tij maksimal në përgatitjen sa më mirë e në kohë të zgjedhjeve lokale dhe në pjesëmarrjen sa më të gjerë të votuesve në to, gjëra që do të ndikonin pozitivisht jo vetëm në imazhin ndërkombëtar dhe të ardhmen integruese të Shqipërisë, por dhe në funksion të interesave të qytetarëve të saj.
Kryetari i shtetit theksoi dhe njëherë gatishmërinë e tij personale dhe institucionale, që në respekt të ligjeve dhe të interesave madhore kombëtare, të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm që garanton zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike dhe që inkurajon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe të gjithë infrastrukturën zgjedhore.
Ndërsa duke u ndalur tek rëndësia që paraqet paqja dhe qëndrueshmëria në Ballkan dhe duke shprehur besimin se institucionet e Kosovës do të dinë të kapërcejnë me sukses të gjitha vështirësitë e sfidat aktuale nëpërmjet zbatimit dhe respektimit të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, Kryetari i Shtetit shqiptar dhe zoti Kantrimen nënvizuan rolin moderator dhe konstruktiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon si dhe theksuan faktin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë projektuar qartë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.
Nga ana e tij, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Kantrimen, shprehu mirënjohjen për pritjen e rezervuar dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm konstruktiv e moderator të Presidentit Topi në funksion të shtetit të së drejtës, ruajtjes e forcimit të institucioneve të pavarura kushtetuese, si dhe për qëndrimin e drejtë institucional ndaj ngërçit politik të krijuar nga partitë politike në vend.
Në këtë kuadër, të dy bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë e rivendosjes së dialogut politik institucional, forcimin e demokracisë funksionale, respektimin e institucioneve të pavarura kushtetuese shqiptare si dhe rëndësinë e pavarësisë e të profesionalizmit të mediave.
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit e siguroi edhe njëherë Presidentin Topi mbi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë punës dhe përpjekjeve të tij si simbol i unitetit të popullit në shërbim të Shqipërisë dhe demokracisë funksionale në vendin tonë.