Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave për çështje të aktualitetit në vend

18 janar 2011
Tepelenë
Presidenti i Republikës, Prof. Fr. Bamir Topi, në përfundim të vizitës së tij të punës të zhvilluar sot në qytetin e Tepelenës, iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme lidhur me aktualitetin politik në vend.
Pyetjes se ‘Si do ta komentonte Kreu i Shtetit seancën e djeshme parlamentare, konfliktin midis palëve, kur ndërkombëtarët shpesh kanë bërë apel për bashkim, dhe ndërkohë që seanca e djeshme e Kuvendit tregoi krejt të kundërtën?’, Presidenti Topi iu përgjigj:
“Sigurisht që unë nuk dëshiroj të rikthehem për të komentuar një seancë të Parlamentit që në fakt është pjesë e një rituali tashmë të papranuar nga ndjeshmëria e qytetarit shqiptar. Edhe njëherë, me cilësinë e këtij pozicioni që kam, dëshiroj t’i bëj apel të gjithë parlamentarëve pa përjashtim, pa i diferencuar ata, nëse janë të një krahu apo të një tjetri, por si përfaqësues të popullit, që të rikthejnë urgjentisht dimensionin demokratik parlamentar. Është mjaft i rëndësishëm dhe besoj ky dimension është i parë në një këndvështrim mjaft kompleks, së pari, si një detyrim qytetar, së dyti, që është shumë i rëndësishëm, në planin etik të komunikimit, të diskutimit dhe mbi të gjitha, në planin e dimensionit të vendimmarrjes, që është një element i rëndësishëm civil, në radhë të parë kushtetues për fatet e Shqipërisë, për prosperitetin e këtij vendi, i cili sot, më shumë se kurrë është afër familjes evropiane. Ne e themi shpesh këtë, por së bashku me këtë element mjaft optimist që e shoqëron Shqipërinë në perspektivën e saj të sigurt evropiane, duhet patjetër dhe rifitimi me shumë seriozitet i dimensionit institucional, jo thjesht në Parlament, por në të gjitha institucionet e Shqipërisë. Unë, edhe nga Tepelena, do t’i bëja thirrje të gjitha institucioneve kushtetuese, që të rivendosen sa më shpejt në korrektësinë dhe në detyrimin që i dikton Kushtetuta, i dikton ligji, sepse sa më shumë të jenë ata në detyrën e tyre, sa më shumë të flasin ata me ligjin, aq më pak do të ketë mjedis për abuzime të karakterit politik dhe sa më shumë ata të jenë në detyrën e tyre, aq më shumë do të ketë qetësi për qytetarët. Kjo vlen për të gjithë dhe natyrisht ky është një mesazh që nuk ka munguar të jepet, por dëshiroj që ky mesazh të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur në mjedisin civil të institucioneve tona. Edhe njëherë faleminderit!”.
Ndërsa lidhur me videon më të fundit të publikuar në media, Presidenti Topi u shpreh se pozicionin e tij për këtë çështje e ka dhënë më parë nga qyteti i Pogradecit, por ritheksoi gjithashtu se “çdo institucion të bëjë detyrën e vet”.