Presidenti Topi i shpreh mirënjohjen Ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon L. Uithers II.

27 korrik 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim lamtumire me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon L. Uithers II, i cili është në përfundim të mandatit të tij në vendin tonë.
Pasi i shprehu Dr. Xhon Uithersit mirënjohjen e thellë në emër të shtetit shqiptar për gjithë punën e vyer dhe shërbimin e çmuar diplomatik si përfaqësues i aleatit më të madh dhe partnerit më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se Ambasadori Uithers “do të mbetet i pazëvendësueshëm në kujtesën e popullit dhe institucioneve shqiptare për dashurinë, përkujdesjen dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të bërit diplomaci me një mendësi moderne, të shoqëruar edhe me kontributin e madh në përforcimin e urave të komunikimit dhe miqësisë tradicionale që lidh dy popujt dhe vendet tona.”
Nga ana e tij, Ambasadori amerikan Uithers e falenderoi Kreun e Shtetit shqiptar për gjithë ndihmesën dhe mbështetjen e pakursyer personale dhe institucionale, duke theksuar se po largohet nga vendi ynë me kujtimet më të mira për këtë periudhë më tepër se trevjeçare dhe me bindjen se asgjë nuk do ta ndalë popullin shqiptar që me vlerat, energjinë dhe vendosmërinë e tij të ndërtojë një Shqipëri sa më të mirë të bazuar mbi vlerat universale të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rritjes së mirëqenies së gjithanshme.