Presidenti Topi kërkon shtimin e investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri

28 shkurt 2012
Doha, Katar
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar, u pritën sot nga Emiri i Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, në Pallatin Mbretëror. Pas ceremonisë solemne të pritjes, Presidenti Topi zhvilloi një takim me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani në prani të delegacioneve respektive zyrtare, ku të dy Krerët e Shteteve vlerësuan pozitivisht klimën shumë të mirë të marrëdhënieve e të dialogut të shkëlqyer politik që ekziston midis dy vendeve tona, të konkretizuar në shkëmbimin e vizitave të fundit bilaterale të nivelit të lartë, si dhe shprehën vullnetin për zhvillimin dhe fuqizimin akoma më tej të marrëdhënieve miqësore e të gjithanshme midis Shqipërisë dhe Katarit.
Presidenti Topi shprehu "interesimin e shtetit shqiptar për rritjen e fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për shtimin e investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri, zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe projekteve konkrete në fushën ekonomike, energjetike, infrastrukturore, në bujqësi, agro-industri, sektorin minerar dhe atë të gazit, por dhe në atë të turizmit, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve".
Emiri i Shtetit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani, pasi e falënderoi Presidentin Topi për pranimin e ftesës dhe këtë vizitë të dytë brenda një periudhe të shkurtër në Shtetin e Katarit, vuri edhe njëherë në pah marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, duke shprehur bindjen në intensifikimin e mëtejshëm të tyre, përmes shtimit të bashkëpunimit e konkretizimit me marrëveshje e projekte të rëndësishme të zbatueshme në fusha me interes të ndërsjellë si turizmi, bujqësia me prodhimet e saj organike, agro-industria, industria minerare, etj.
Duke nënvizuar faktin se Shteti i Katarit është një partner strategjik afatgjatë dhe serioz në drejtim të bashkëpunimit të gjithanshëm, Emiri i Shtetit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani garantoi mbështetje e bashkëpunim të mëtejshëm e të frytshëm në strategjitë për zhvillim të konsoliduar, në kuadër edhe të organizmave ndërkombëtare si OKB-ja dhe Konferenca e Vendeve Islamike.