E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takon Kryetarin e Këshillit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Mohamed Bin Mubarak Al-Kholaifi

28 shkurt 2012
Doha, Katar

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar shqiptar, zhvilloi sot pasdite një takim me Kryetarin e Këshillit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Mohamed Bin Mubarak Al-Kholaifi.

Pas mirëseardhjes së përzemërt dhe shprehjes së kënaqësisë së veçantë të takimit me Kreun e Shtetit shqiptar, Kryetari i Këshillit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Mohamed Bin Mubarak Al-Kholaifi bëri një panoramë të përgjithshme të funksionimit të Këshillit, të reformave të viteve të fundit, si dhe të zhvillimeve më të fundit shoqërore dhe ekonomike në vend. Në të drejtim Kryetari i Këshillit Konsultativ vuri në dukje rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit parlamentare mes dy vendeve tona, duke theksuar se do të vizitojë Shqipërinë në maj të këtij viti.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi dhe Kryetari i Këshillit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Mohamed Bin Mubarak Al-Kholaifi, diskutuan çështje të rëndësishme të perspektivës së zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të konsolidimit të tyre, si dhe rikonfirmuan angazhimin për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos përsa i përket ekonomisë dhe investimeve. Në këtë drejtim, Presidenti Topi theksoi se ‘’dialogut politik është i shkëlqyer siç e tregojnë më së miri edhe shkëmbimi i vizitave të shpeshta të niveleve më të larta, por një rol të rëndësishëm kanë edhe marrëdhëniet e bashkëpunimi ndër-parlamentar’’.

Presidenti Topi falenderoi për mikpritjen dhe vuri në dukje rëndësinë e këtyre vizitave dhe takimeve reciproke të nivelit të lartë sa i përket ruajtjes dhe fuqizimit të klimës dhe marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme, e konkretisht me Shtetin e Katarit, duke shprehur me këtë rast bindjen “për vijimësinë dhe shtimin e këtyre kontakteve, që do të kontribuojnë realisht në zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve e popujve tanë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›