Presidenti Topi takon Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Sheikun Khalifa bin Jasim Al Thani

28 shkurt 2012
Doha, Katar
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetin e Katarit ku shoqërohet edhe nga një grup sipërmarrësish të rëndësishëm shqiptarë, zhvilloi sot një takim të veçantë edhe me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Sheik Khalifa bin Jasim Al Thani.
Presidenti Topi dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Sheiku Khalifa bin Jasim Al Thani gjatë këtij takimi diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si dhe për gjetjen e hapësirave të reja të zgjerimit të tyre, duke vënë theksin sidomos në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike, rritjes së numrit të investuesve nga Katari për zhvillimin e infrastrukturës, turizmit, bashkëpunimit në fushën energjitike dhe për projekte konkrete me interes reciprok. Në këtë kuadër, Presidenti Topi vuri në dukje se ‘’niveli i shkëlqyer i dialogut politik duhet të përkthehet edhe me rritjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe shtimin e investimeve në sektorë të veçantë që ofrojnë hapësira bashkëpunimi’’.
Gjatë këtij takimi Presidenti Topi shprehu në emër të shtetit shqiptar interesin për të rritur vëllimin e investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri, duke vënë në dukje se: ‘’me të gjitha lehtësirat dhe mundësitë që ofron vendin ynë, ekziston vullneti i plotë për të iniciuar dhe zbatuar projekte të reja në fusha si energjetika, turizmi, agrobiznesi, edukimi, punësimi i kualifikuar, shfrytëzimi i burimeve hidrike, etj.’’
Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Sheiku Khalifa bin Jasim Al Thani e vlerësoi vizitën e Presidentit Topi të shoqëruar edhe nga sipërmarrës shqiptarë si një hap konkret për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, duke theksuar se kontaktet të tilla të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të biznesit krijojnë mundësi të reja për sipërmarrje të përbashkëta dhe investime me interes të përbashkët.