Presidenti Topi kundër bojkotit të Kuvendit nga opozita
Presidenti Topi, pas pjesëmarrjes sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të shkollës politike, u pyet nga gazetarët lidhur me vendimin e opozitës për të mos hyrë në Kuvend. "Personalisht kunder cdo bojkoti
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ripërsëriti sot qëndrimin e tij se është kundër bojkotimit të Kuvendit nga opozita.
Presidenti Topi, pas pjesëmarrjes sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të shkollës politike, u pyet nga gazetarët lidhur me vendimin e opozitës për të mos hyrë në Kuvend.
"Unë kam pasur një parim, edhe vetë kur isha në politikë, nuk e komentoja vendimmarrjen e opozitës, apo të mazhorancës kur ne ishim në opozitë, aq më shumë sot që jam President. Mesazhin tim e keni pikërisht në momentin e inagurimit të Parlamentit të ri. Aty është një koncetrat i gjithçkaje që unë kam menduar dhe vazhdoj të mendoj. Por, unë asnjë herë nuk kam qenë për bojkot, asnjëherë në jetën time", tha Presidenti Topi.
Kuvendi i ri i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit u konstitua më 7 shtator, pa praninë e deputetëve të Partisë Socialiste të opozitës. Këta të fundit kanë vendosur të mos hyjnë në parlament sipas një vendimi të marrë nga grupi socialist, deri në hetimin e plotë dhe transparent të procesit zgjedhor.
(d.b/BalkanWeb)