PS: Vrasja, dëshmon se mjekët janë të pasigurtë
PS shpreh ngushëllimet më të ndjera për humbjen e jetës së mjekut dhe i kërkon me forcë Ministrisë se Brendshme dhe asaj të shëndetësisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e jetës së mjekëve.
TIRANE-Partia Socialiste e Shqipërisë dënon me ashpërsi vrasjen kriminale të ndodhur sot në spitalin e Durrësit.
“Ngjarja e sotme është dhe një tjetër dëshmi e hidhur mbi pasigurinë e jetës me të cilën përballen mjekët gjatë kryerjes së detyrës së tyre.”- thuhet në deklaratën për shtyp të Partisë Socialiste të lexuar nga zëdhënësja e kësaj partie.
Më tej Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të ndjera për humbjen e jetës së mjekut Fatmir Thaçi dhe i kërkon me forcë Ministrisë se Brendshme dhe asaj të shëndetësisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e jetës së mjekëve.
(s.g/BalkanWeb)