Vrasja e mjekut. MSH: Policia të sigurojë jetën e mjekut
Ministria e Shëndetësisë i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe Policisë të marrin masa të menjëhershme për garantimin e një sigurie të plotë për paprekshmërinë e mjekëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Vrasja, akt tragjik
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë dënon ashpër vrasjen e mjekut radiolog Fatmir Thaçi në mjediset e Spitalit Rajonal të Durrësit, duke e cilësuar si akt të shëmtuar dhe tragjik.
“ Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes së doktorit Thaçi për humbjen e njeriut të tyre të dashur sot është një ditë e rëndë për të gjithë komunitetin mjekësor, pasi një mjek goditet në mënyrë kriminale në momentin e ushtrimit të detyrës së tij”.- deklaroi në një prononcim për shtyp zëdhënësja e kësaj ministrie Alisa Demollari.
MSH i kërkon “organeve të drejtësisë të veprojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit, ndaj autorit të këtij akti kriminal shumë të rëndë që ka traumatizuar të gjithë opinionin publik dhe në mënyrë të veçantë komunitetin e gjerë mjekësor”.
Gjithashtu, MSH i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të mbështesin intensivisht dhe të marrin masa të menjëhershme për garantimin e një sigurie të plotë për paprekshmërinë e mjekëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
(s.g/BalkanWeb)