OSSH aplikon për rritjen e çmimit të energjisë
Kreu i ERE-s, Nepravishta deklaron se në dhjetor do të merret vendimi për këtë çështje. OSSH në datë 30 shtator ka paraqitur pranë ERE-s kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
TIRANE - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e cmimit të energjisë elektrike për vitin 2010.
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Bujar Nepravishta u shpreh sot se OSSH në datë 30 shtator ka paraqitur pranë ERE-s kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010 në bazë të procedurave ligjore.
Më pas, sipas Nepravishtës, ERE do të shyrtojë brenda një periudhe 12 ditore kërkesën e paraqitur në se ajo është konform rregullave dhe do të kërkojë OSSH të paraqesë brenda 10 ditëve treguesit për energjinë elektrike si dhe t'i publikojë tarifat në tre prej gazetave më të njohura në vend.
Pas kësaj periudhe, Nepravishta sqaroi se OSSH do të zhvillojë një seancë dëgjimore me të gjithë aktorët.
"Kjo kërkesë do të bëhet transparente dhe pas një analize deri në datë 15 Dhjetor nga ERE do të merret vendimi për këtë çështje", tha Nepravishta.
Kompania CEZ bleu këtë vit 76% të aksioneve shtetërore të OSSH përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar, me shumën 102 milion euro. Konsulencën e privatizimit të OSSH e bëri Banka Botërore, e përzgjedhur nga qeveria shqiptare. CEZ ka premtuar të investojë në 5 vitet e para 200 milion euro për rehabilitimin e rrjeteve të OSSH.
(d.b/BalkanWeb)