Presidenti Topi me familjen, ne njesine 9 per leternjoftimin
Kreu i shtetit Bamir Topi, i ben thirrje qytetareve te aplikojne per kartat e identitetit. Ne nje vizite ne zyren e Gjendjes Civile numer 9, ku i shoqeruar nga familja e tij, kreu procedurat per marrjen e kartes se identitetit, Presidenti Topi u shpreh se duhet vleresuar ky proces. "Jo thjesht si President i Republikes, por edhe si nje qytetar i thjeshte do t'ju beja thirrje te gjitheve, qe qytetaret te pajisen me karten e identitetit dhe me ate, do te jene njerez te siguruar, do te jene qytetare te denje te nje Evrope, tek e cila ne shpresojme te shkojme", u shpreh kreu i shtetit.