Presidenti Topi merr pjesë në festivalin “Mea Puglia”
05/08/2010 Vizita në Bari të Italisë
Zyra e shtypit e Presidencës njoftoi dje mbi pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Bamir Topi më 1 gusht, në veprimtarinë e rëndësishme kulturore të zhvilluar në Çelino San Marko “Mea Puglia Festival 2010”. Kreu i shtetit ishte i ftuar në këtë ngjarje të veçantë kulturore nga vendorët e rajonit të Puljas. Në të merrnin pjesë edhe shumë personalitete të larta italiane dhe të huaja. Gjatë këtij koncerti festiv u bënë edhe përshëndetjet e rastit mes pjesëmarrësve, gjatë të cilit numri një i shtetit shqiptar u takua dhe u përshëndet ngrohtësisht me Presidentin e rajonit të Puljas, Niki Vendola, me prefektin e Barit, Karlo Skilardi dhe presidentin e pronvincës së Brindizit, Masimo Ferrareze. Gjatë fjalës së tyre kryetari i Shtetit shqiptar dhe autoritetet vendore të Rajonit të Puljas, vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe si dhe vunë në dukje veçanërisht rolin e jashtëzakonshëm e të rëndësishëm të emigrantëve shqiptarë në Itali për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve dhe popujve tanë tradicionalisht miq. Përveç presidentit të Republikës së Shqipërisë, në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe presidenti i Lituanisë Dalia Grybauskaite. Ndërkohë që ceremonia kishte të pranishëm artistë të famshëm të skenës italiane.