SHkurte nga rrethe
05/08/2010 Burrat pinë helm, vdesin nga mbidoza
Dy burra, njëri prej të cilëve baba i dy fëmijëve, kanë gjetur vdekjen si pasojë e konsumit të dozës së helmit. Policia bën të ditur se dy ngjarjet, edhe pse në të njëjtën zonë, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ndërsa njëri rast dyshohet të jetë si pasojë e situatës në familje, ndërsa rasti i dytë për shkak të depresionit. Megjithatë, policia ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar rastet për të dalë në një konkluzion të saktë mbi arsyet që i detyruan drejt aktit final të vetëvrasjes.
Tonin D. dhe Oltin J. kanë gjetur vdekjen një ditë më parë, njëri në banesë dhe tjetri në Spitalin Ushtarak. Viktima Tonin D, sipas burimeve nga të afërm të tij, kishte një seancë gjyqësore pas padisë për dhunë në familje pikërisht ditën që ka pirë helm. Policia ende nuk ka dalë me një version përfundimtar lidhur me vetëhelmimin e prindit të dy fëmijëve, ndërsa për viktimën Oltin J. e ka klasifikuar vdekjen për shkaqe depresioni. 28-vjeçari disa muaj më parë kishte pësuar tronditje psikologjike dhe nën ngarkesën depresive ka konsumuar një ilaç me ngjyrë jeshile. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në kohën që ky shtetas ka pirë ilaçin ka pasur çrregullime të forta shëndetësore dhe familjarët e kanë dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ka vdekur disa minuta më pas.
Në qendër të Gjirokastrës
Maskat grabitin rreth 14 milionë
Rreth 14 milionë lekë të vjetra u grabitën në mesditë në qendër të qytetit të Gjirokastrës, ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet. Drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur se ngjarja ndodhi në lagjen “Varosh”, teksa punonjësja e postës L.K., 49 vjeçe, po shpërndante lekët e pensionistëve. Të njëjtat burime thanë se grabitësit janë identifikuar, por për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Policia tha se nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësja e postës ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi ka tërhequr një shumë të konsiderueshme jashtë rregulloresh se Postës Shqiptare dhe nuk ka vënë në dijeni policinë për të garantuar sigurinë.
Ky është i parë rast gjatë këtij viti në qarkun e Gjirokastrës që persona me maska grabitin shumë të konsiderueshme.
Shpallet në kërkim autori
Tenton t’i djegë makinën dhe shkatërron lokalin
LIBRAZHD- Një 31-vjeçar i sapokthyer nga Greqia ka tentuar t’i vërë flakën një makine dhe më pas ka shkatërruar një lokal në fshatin Farret të komunës Stravaj të Librazhdit. 31-vjeçari V. Toska, me banim në fshatin Farret,pas një konflikti me pronarin e automjetit me targa greke ka sulmuar mjetin, duke tentuat t’i vërë zjarrin. Mësohet se 31-vjeçari ka tentuar të djegë mjetin tip “Opel-Corsa” në pronësi të bashkëfshatarit të tij, me të cilin kishte pasur një konflikt të mëparshëm. Vetëm ndërhyrja e banorëve e ka ndalur djegien e automjetit. Ndërkohë po ky shtetas në të njëjtën ditë ka dëmtuar dhe thyer edhe një lokal në fshat, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme pronarit të lokalit. Mësohet se i riu është shpallur në kërkim nga policia.