E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr pjesë në “Konferencën e liderëve” në Stamboll

TIRANE - Presidenti Topi niset për një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të kryetarit të Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën” të Stambollit.

Gjatë qëndrimit në Turqi, presidenti Topi do të marrë pjesë në Konferencën e liderëve, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë shtetesh dhe drejtues universitetesh nga Evropa e Azia.

Kreu i shtetit do i drejtohet Konferencës me një ligjëratë me temë: “Transformimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit në drejtim të zhvillimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fushat arsimore dhe kulturore me Shqipërinë”.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›