Panairi, Basha: Tirana mirëpret 100 biznese shqiptare
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zgjodhi panairin e organizuar në rrugën pedonale “Murat Toptani” për të falenderuar të gjithë qytetarët që kanë zgjedhur Tiranën për të kremtuar festën pagane të Ditës së Verës.
“Keni bërë zgjedhjen e duhur, sepse sot Tirana ka hapur dyert e shpirtin e saj mikpritës për shqiptarët nga të gjitha trojet, për të festuar ditën e largimit të dimrit.”- deklaroi Basha.
Kryebashkiaku theksoi se Tirana mirëpret sot 100 biznese shqiptare, pjesëmarrëse në panairin e panairin e Ditë së Verës.
“Ftoj qytetarët e Tiranës të vizitojnë këtë panair, i cili do t'i japë impuls prodhimeve shqiptare në Europën juglindore dhe në Ballkan.”- u shpreh Basha.
Sipas kreut të Bashkisë, panairi do të shërbejë si fuqi kredituese për ekonominë shqiptare dhe të rajonit, si dhe një mundësi e mirë për vende të reja pune.
(er.nu/BalkanWeb)