E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, hetim penal ndaj 8 komisionerëve të Dajçit

Prokuroria e Lezhës ka dërguar sot kërkesën gjykatës së Lezhës për procedim penal ndaj 6 komisionerëve të komunës së Dajçit. Konkretisht, Prokurori Ervin Beqiri, dërgoi kërkesën për procedim ndaj Lulzim Palokës, Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjetër Marku, Gentian Kovaçi, Gent Marku dhe Pal Prendi. Këta shtetas akuzohen për “shpërdorim detyre” si dhe për “falsifikim të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”. 

“Nga aktet e procedimit penal ka rezultuar se në datë 08.05.2011 në Komunën e Dajçit të rrethit të Lezhës janë zhvilluar zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Në këtë komunë si kandidat për kryetar komune ishin shtetasit Rrok Rroku përfaqësues i koalicionit politik “Aleancës për të Ardhmen” dhe Gjergj Doçi i koalicionit politik “Aleanca për Qytetarin”.

Në përfundim të zgjedhjeve me vendimin me Nr.471, datë 13.05.2011 të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve Nr.37, Qarku Lezhë, “Për miratimin e Tabelës përmbledhëse të Rezultatit për Zgjedhjen e Kryetarit të Komunës Dajç” është vendosur shpallja si fitues i Z.Gjergj Gjin Doçi të koalicionit “Aleanca për Qytetarin””, thuhet në vendimin e Prokurorisë. Nga ana e shtetasit Rrok Rroku me cilësinë e kandidatit për kryetar komune në Komunës Dajç është paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndaj anëtarëve të komisionit të votimit të Qendrës së Votimit me Nr.0699 të ndodhur në fshatin Dragushë, Komuna Dajç, rrethi Lezhë.

Anëtarët e komisionit i përkisnin Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe PBDNJ-së.  Në bazë të vendimit për sekuestrimin e provave materiale të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në datë 11.10.2011 është sekuestruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kutia e Materialeve Zgjedhore të Qendrës së Votimit Nr.0699, fshati Dragushë, Komuna Dajç. Në këtë kuti të materialeve zgjedhore ndodhej dhe Lista Përfundimtare e Zgjedhësve, për Qëndrën e Votimit Nr.0699, me adresë: Shkolla fillore Dragushë, e cila është me 13(trembëdhjetë) fletë. Ajo fillonte me Nr.1 në emër të shtetases Afërdita Pjetër Bardhi dhe mbaronte me Nr.300 në emër të shtetasit Tonin Miter Ukcenaj. Nga kjo listë përfundimtare e zgjedhësve rezultonte se në datë 8 Maj 2011 në këtë qendër votimi kishin votuar 264(dyqind e gjashtëdhjetë e katër) votues dhe nuk kishin votuar 36(tridhjetë e gjashtë) votues. /S.Ll /Start/

                                                                                             2012-03-13 16:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›