E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, mesazh ngushëllimi homologut turk për përmbytjet



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, në të cilin shkruan: “I dashur mik, mësova me keqardhje mbi dëmet e mëdha në njerëz dhe materiale gjatë përmbytjeve të fundit në Stamboll. Dëshiroj t’Ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe të të humburve. Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste të vështira, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër”, - shkruan presidenti Topi në mesazhin e tij.

12 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›