Qeveria “Berisha”, ish-kundershtaret e djeshem, ministra te sotem
Imami, Ceka, Pollo e Xhaferaj, të larguarit nga PD-ja në vite. Kryeministri zgjedh të shpërblejë me poste “plëngprishësit”
Eljona Ballhysa
Kryeministri Sali Berisha, në kabinetin e tij qeveritar ka zgjedhur të shpërblejë me poste deputetë të PD-së që ndër vite kanë shënuar përballjet më të forta me të, madje janë larguar nga Partia Demokratike. Që nga krijimi i Partisë Demokratike e deri sot janë shënuar dy ikjet më të bujshme. E para, ajo e vitit 1992, kur nga PD-ja u larguan Arben Imami e Neritan Ceka; e dyta, ajo e vitit 1999, kur nga PD-ja u largua Genc Pollo e Ferdinand Xhaferaj. Ndërsa aktualisht, pas kaq vitesh, që të katër personazhet e skenës politike, por edhe të historisë politike të PD-së, mbajnë poste të rëndësishme në kabinetin e ri qeveritar. Arben Imami u emërua pak ditë më parë në postin e ministrit të Mbrojtjes, Genc Pollo në postin e ministrit të Shtetit, Ferdinand Xhaferaj në postin e ministrit të Kulturës, ndërsa Neritan Ceka pritet të marrë post zëvendësministri. Që të katër këta anëtarë të PD-së duket se me kundërshtimet e tyre ndaj Berishës kanë arritur të përfitojnë diçka, ndryshe nga deputetë të tjerë, të cilët i kanë qëndruar besnikë kreut të PD-së dhe aktualisht ndodhen edhe pa mandat deputeti, siç është rasti i Besnik Mustafajt apo ai i Aleksandër Biberajt.
“Eksodi” i parë
Arben Imami është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1991. Në atë periudhë ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të PD-së dhe atë të kryetarit të Komisionit Elektoral. Në zgjedhjet e vitit 1991 Imami mori mandatin e deputetit dhe postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së. Një vit më vonë ai ishte dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit. Në vitin 1992 Imami u largua nga Partia Demokratike dhe së bashku me Neritan Cekën, Preç Zogajn etj., krijuan Partinë Aleanca Demokratike, ku deri në vitin 1997 ishte sekretar i Përgjithshëm dhe nga viti 2000 deri në 2002-shin, kryetar i kësaj partie. Në zgjedhjet e viteve 1992, 1996, 1997 dhe 2001 ai u zgjodh deputet në Kuvend. Në karrierën e tij politike ai ka pasur përplasje të forta me Berishën, të cilat kulmuan me krizën e ’97-s, ku u akuzua edhe si “gjeneral i rebelimit komunist”. Por, gjithçka u sheshua në vitin 2005, ku Imami u ftua nga Berisha si ish-themelues i PD-së, duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar. Pas rikthimit në pushtet Berisha i ofroi Imamit një post shumë afër vetes si drejtor i Kabinetit, post të cilin e mbajti për katër vite. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 Imami u rizgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe pak ditë më parë u emërua nga Berisha në postin e ministrit të Mbrojtjes. Ndërsa përsa i përket Neritan Cekës, ky pritet të emërohet së shpejti si zëvendësministër. Burimet flasin se Ceka do të marrë postin e zëvendësministrit të Kulturës.
“Eksodi” i dytë
Largimi i dytë i bujshëm nga PD-ja shënohet në shtator të vitit 1999. Në atë kohë, PD-ja, partia më e madhe opozitare në vend, u përfshi nga debatet për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj. Nënkryetari i PD-së në atë kohë, Genc Pollo, vendosi të kandidojë për postin e kryetarit të kësaj partie duke sfiduar Sali Berishën. Por Pollo vendosi të tërhiqej nga gara duke e akuzuar kreun e PD-së, Berisha, se kishte shkelur rregullat e garës dhe nuk kishte asgjë që të mund t’i jepte atij garancinë se do të zhvillohej një proces i ndershëm zgjedhor. Situata do të rëndohej edhe më shumë kur Pollo kërkoi përcaktimin e rregullave të lojës në konkurrimin për kryetar të partisë, ndërsa Berisha e barazonte atë me Nanon. Për këtë arsye, Pollo, bashkë me Ferdinand Xhaferajn, Dashamir Shehin, Albert Brojkën, Tritan Shehun e Nard Ndokën u larguan nga PD-ja duke themeluar PDR-në, e cila, për një periudhë të gjatë ishte një zë kritik ndaj Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj. Por kjo nuk zgjati shumë, pasi në 2005-n, një prej deputetëve të PDR-së, Ferdinand Xhaferaj, u rikthye në PD, ndërsa Pollo firmosi shkrirjen e PDR-së me PD-në në zgjedhjet e qershorit. Aktualisht të dy këta deputetë mbajnë poste ministrore në qeverinë e re të Berishës.
12 Shtator 2009