Situata në grupin 1, të gjithë skenarët në grupin e “ferrit”
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për dy vendet e para luftojnë tre skuadra. Danimarka, Suedia e Portugalia në “luftë” për biletat e Afrikës së Jugut
Situata tejet e komplikuar për dy vendet e para në grupin tonë, atë 1, të parin që kualifikohet direkt për në Botëror dhe të dytin që të çon në play-of, si një mundësi e dytë për të shkuar në Afrikën e Jugut, është në qendër të medias sportive ndërkombëtare, që ka ndërtuar edhe skenarët e mundshëm pas ndeshjeve të fundit, ato të 14 tetorit.
DANIMARKA- Kryesuesja e grupit la dy pikë të çmuara në Tiranë në barazimin 1-1 me Shqipërinë, duke reduktuar në tri pikë diferencën me Suedinë e vendit të dytë, me të cilën do të përballet direkt për “jetë a vdekje”, më 10 tetor. Një fitore me suedezët do të thotë kualifikim direkt për danezët. Më 14 tetor, Danimarka pret Hungarinë në shansin e fundit. Trajneri Morten Olsen i ka shanset në dorën e tij.
SUEDIA- Fitorja e vështirë në Maltë, 0-1, falë një autogoli të Azopardit nëntë minuta nga përfundimi i ndeshjes, i dha tri pikë me shumë vlerë Zlatan Ibrahimoviçit me shokë dhe shkurtoi në tri pikë diferencën me Danimarkën. Superdueli i 10 tetorit i super-yllit Ibrahimoviç me shokë kundër danezëve do të thojë shumë përpara se suedezët të përballen me Shqipërinë, më 14 tetor në ndeshjen e fundit të tyre. Gjithsesi, shanset mbeten të hapur për Suedinë e Lars Lagerbakut, si për vendin e parë ashtu dhe për të dytin.
PORTUGALIA – Tashmë në vendin e tretë, falë fitores me rivalen direkte, Hungarinë, në Budapest, Portugalia “lufton” me Danimarkën e Suedinë për një nga dy vendet e para. Dy ndeshjet e fundit për Kristiano Ronaldon e kompani janë me Hungarinë (në Portugali) dhe me Maltën, po në shtëpi. Fati i Portugalisë varet shumë nga rezultati në ndeshjen Danimarkë-Suedi, por edhe nga Suedi-Shqipëri.
HUNGARIA – Ka në kalendar dy ndeshje të vështira. Luan kundër Portugalisë e Danimarkës, por nuk e ka më atë statusin që gëzonte në gjashtë ndeshjet e para, pasi ka humbur në shtëpi dy takimet e fundit me rivalët direkt, si me Suedinë (1-2) ashtu dhe me Portugalinë (0-1). Shumë pak shpresa për të.
SHQIPËRI-MALTË – Dy ekipet tashmë i kanë fiksuar vendet pesë dhe gjashtë në renditje, dhe nuk kanë asnjë shans në përmirësimin e renditjes. Shqipëria ka në dispozicion një ndeshje në Suedi, ndërkohë që Malta do të luajë në Portugali.
NDESHJET E MBETURA
10.10.2009
Danimarkë-Suedi
Portugali-Hungari
14.10.2009
Suedi-Shqipëri
Portugali-Maltë
Danimarkë-Hungari
RENDITJA
1.Danimarka 18 pikë
2.Suedia 15 pikë
3.Portugalia 13 pikë
4.Hungaria 13 pikë
5.Shqipëria 7 pikë
6.Malta 1 pikë
Morten Olsen: “Jam i zhgënjyer”
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, pranoi se barazimi 1-1 me Shqipërinë ishte një rezultat zhgënjyes, teksa danezët tani rrezikojnë seriozisht vendin e parë. “Duke mbyllur në avantazh pjesën e parë 1-0, kujtuam se fituam. Shqipëria ndryshoi shumë n në pjesën e dytë dhe na vendosi në vështirësi. Është një ekip i fortë. Jam tërësisht i pakënaqur nga loja, duhet të kishim bërë më shumë. E kishim parashikuar se në Shqipëri do të ishte vështirë. Tani na duhet patjetër fitorja, më 10 tetor me Suedinë, për të mbyllur llogaritë e kualifikimit”. Sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bendtner, autori i golit të Danimarkës (pas gabimit Cana-Ujkani) u largua i pikëlluar nga stadiumi “Qemal Stafa”, pasi skuadra e tij la dy pikë që mund t’i kushtojnë shumë. “Kjo ishte ndeshja jonë më e dobët deri tani. Gjithsesi, ne jemi të përgatitur për të dalë me sukses nga këto eliminatore”. Sulmuesi i Arsenalit e Danimarkës shënoi edhe golin e barazimit 1-1 kundër Portugalisë në Kopenhagen. Sulmuesi dhe kapiteni i Danimarkës, John Dahl Tomason, vlerësoi skuadrën shqiptare pas barazimit 1-1. “Shqipëria është një ekip i fortë në fushën e vet. Na prishët punë. Nuk menduam se do të dilnim me këtë rezultat”. Mesfushori i Danimarkës e Fiorentinës, Martin Jorgensen: “Mendoj se Shqipëria e meritoi barazimin”. Danimarka është në vendin e parë me 18 pikë, e ndjekur nga Suedia me 15, Portugalia e Hungaria kanë nga 13 pikë, Shqipëria 7 dhe Malta e fundit me 1 pikë.
Botërori, prenotojnë hotel Anglia me Spanjën
Anglia fiton me Kroacinë (5-1) dhe feston kualifikimin për në Botëror, duke u hakmarrë ndaj skuadrës që e la jashtë Europianit 2008. Spanja mund 3-0 Estoninë dhe ndjek Kapelon në Afrikën e Jugut. Franca barazon 1-1 me Serbinë, por është ende larg kryesuesve. Gjermania mund 4-0 Azerbajxhanin e Rusia fiton 3-1 me Uellsin. Holanda fiton me rivalen në letër Skocinë dhe është e kualifikuar. Shqipëria barazon 1-1 me Danimarkën (Bendtner për Danimarkën, Bogdani për Shqipërinë), Suedia fiton me një autogol kundër Maltës (autogol i Azopardit) dhe Portugalia fiton në Hungari (gol i Pepes). Çekia e Izraeli fitojnë thellësisht 7-0 respektivisht me San Marinon dhe Luksemburgun. Kjo ishte pak a shumë mbrëmja e së mërkurës, që u shoqërua me dy surpriza të bukura: Lihteshtejni barazon 1-1 me Finlandën dhe Ishujt Faroe fitojnë 2-1 me Lituaninë.
REZULTATET DHE KLASIFIKIMI
NË ZONËN EUROPIANE
Grupi 1
Maltë-Suedi 0-1, Shqipëri-Danimarkë 1-1, Hungari-Portugali 0-1. Klasifikimi: Danimarka 18; Suedia 15; Hungaria e Portugalia 13; Shqipëria 7; Malta 1.
Grupi 2
Izrael-Luksemburg 7-0, Moldavia-Greqi 1-1, Letoni-Zvicër 2-2. Klasifikimi: Zvicra 17; Letonia e Greqia 14; Izraeli 12; Luksemburgu 5; Moldavia 3.
Grupi 3
Çekia-San Marino 7-0, Irlanda e Veriut-Sllovakia 0-2, Sllovenia-Polonia 3-0. Klasifikimi: Sllovakia 19; Irlanda e Veriut e Sllovenia 14; Çekia 12; Polonia 11; San Marino 0.
Grupi 4
Liehtenshtejn-Finlanda 1-1, Uells-Rusia 1-3, Gjermani-Azerbajxhan 4-0. Klasifikimi: Gjermania 22; Rusia 21; Finlanda 14; Uells 9; Liehtenshtejn 2; Azerbajxhani 1.
Grupi 5
Bosnjë-Turqi 1-1, Armeni-Belgjikë 2-1, Spanjë-Estoni 3-0. Klasifikimi: Spanjë 24 (e kualifikuar); Bosnja 16; Turqia 12; Belgjika 7; Estonia 5; Armenia 4.
Grupi 6
Angli-Kroaci 5-1, Bjellorusi-Ukrainë 0-0, Andorra-Kazakistan 1-3. Klasifikimi: Anglia 24 (e kualifikuar); Kroacia 17; Ukraina 15; Bjellorusia 10; Kazakistani 6; Andorra 0.
Grupi 7
Ishujt Faroe-Lituani 2-1, Rumani-Austri 1-1, Serbi-Francë 1-1. Klasifikimi: Serbia 19; Franca 15; Austria 11; Lituania 9; Rumania 9; Ishujt Faroe 4.
Grupi 8
Mali i Zi-Qipro 1-1, Itali-Bullgari 2-0. Klasifikimi: Italia 20; Irlanda 16; Bullgaria 11; Qipro 6; Mali i Zi 5; Gjeorgjia 3
Grupi 9
Skoci-Holandë 0-1, Norvegji-Maqedoni 2-1. Klasifikimi: Holanda 24 (e kualifikuar); Skocia e Norvegjia 10; Maqedonia 7; Islanda 5.
11 Shtator 2009