Rama merr pjesë në homazhin e aktorit të njohur, Agim Qirjaqi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte sot i pranishëm në homazhet e aktorit të njohur, Agim Qirjaqi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, pas një sëmundje të rëndë. Lideri i opozitës, e quajti një humbje të madhe vdekjen e aktorit, i cili ka interpretuar shumë role në skenat dhe filmat shqiptar, duke lënë pas një arkiv të çmuar për brezat që vijnë pas. “Për shkak se kështu ndodh dhe se kështu është jeta, më ritakon të të rishpreh nga njëra anë keqardhjen e madhe për humbjen e madhe të këtij artisti të madh dhe nga ana tjetër shqetësimin që këto vende që po zbrazen në panteonin e kulturës së gjallë shqiptare dhe që po mbushin panteonin e kujtesës, duhet bërë çmos që të zëvendësohen me të tjerë”, u shpreh Rama.