Presidenti Topi nderon kujtimin e ish-presidentit të Çekisë, Vaslav Havel

21 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi bëri sot në mesditë homazhe në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë, për nder të ish-presidentit çek, Vaslav Havel, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Pasi u shprehu ngushëllimet më të ndiera funksionarëve të Ambasadës çeke dhe u përul me respekt para fotografisë së ish-presidentit të parë postkomunist të Republikës së Çekosllovakisë dhe të Çekisë, Presidenti Topi nënshkroi Librin e Zisë të hapur me këtë rast: “Më lejoni që edhe në emër të popullit dhe shtetit shqiptar, t’ju shpreh ju, familjarëve të të ndjerit dhe mbarë popullit çek ngushëllimet më të sinqerta!
Presidenti Havel do të mbetet në kujtesën tonë si modeli i një udhëheqësi vizionar, i moderuar dhe i aftë për të ndryshuar sistemet totalitare e të centralizuara përmes besimit tek demokracia dhe vlerat më të shenjta të lirisë. Iu prehtë shpirti në paqe!”