Kryeministrit Berisha i shpreh ngushëllime Kryeministrit të Çekisë z. Petr Necas për ndarjen nga jeta të ish presidentit Vaclav Havel
Kryeministri Berisha nëpërmjet një mesazhi drejtuar Kryeministrit të Çekisë z. Petr Necas i ka shprehur ngushëllimet familjareve, por dhe mbarë kombit çek për ndarjen nga jeta të ish Presidentit Vaclav Havel.
Ne mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shprehet:
"Me ndarjen nga jeta të Vaclav Havel, kombi çek dhe mbarë Evropa humbën liderin dhe shkrimtarin e madh të lirisë. Kombet ish komuniste humbën frymëzuesin e kalimit të tyre paqësor nga diktaturat totalitare në liri, mikun e tyre të madh".
19/12/2011