E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi u uron besimtareve shqiptare myslimane Festen e Kurban Bajramit.

15 nentor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi u uron te gjithe besimtareve myslimane shqiptare kudo qe ndodhen Festen e Kurban Bajramit nepermjet nje mesazhi derguar Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve

Te dashur besimtare myslimane kudo ndodheni ne Shqiperi dhe jashte saj

Me rastin e Festes te Bajramit te Madh ju uroj perzemersisht shendet begati mbaresi e harmoni ne familjet tuaja mes miq e njerezisht te dashur mes shpreses dhe gezimit per nje te ardhme me te mire dhe te sigurt per ju dhe femijet tuaj

Kjo dite e shenjte ne kalendarin islamik i mbush zemrat e gjithsecilit besimtar mysliman me deshiren per te kryer vepra fisnike per ti qendruar prane njeri-tjetrit me ndjenjen e mirekuptimit sakrifices dhe te solidaritetit ne dite te mira e te veshtira me lutjen qe besimi tek i Plotfuqishmi respektimi i vullnetit te tij te na ndihmoje te gjithe ne shqiptareve per te kapercyer sfidat me te veshtira te jetes dhe per te ruajtur zakonet dhe traditat e paraardhesve tane.

Une besoj se vlerat e larta morale mendimet e ndritura dhe qellimet e dobishme qe karakterizojne cdo besimtar te vertete mund te luajne nje rol vendimtar ne perballimin e atyre fenomeneve negative qe shpeshhere shfaqen ne jeten e nje individi ne jeten e nje shoqerie ashtu sikunder jam i bindur se ato do i sherbejne synimit te perbashket per ruajtjen dhe transmetimin ne breza te trashegimise sone te vyer te harmonise dhe te tolerances fetare si dhe do i kontribuojne zhvillimit te dialogut konstruktiv dhe bashkepunimit ne dobi te se ardhmes se popullit shqiptar.

Gezuar Festen e Bajramit te Madh Zoti i bekofte familjet tuaja me paqe e lumturi

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›