Presidenti Topi nderon ushtaret britanike te rene ne Shqiperi
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka nderuar dje kujtimin e ushtareve dhe civileve britanike te rene gjate Luftes se Dyte Boterore. Kreu i shtetit ishte dje ne Parkun Kombetar te Tiranes ne memorialin kushtuar 46 ushtareve britanike te rene ne luften e viteve 1939-1945. Pas sherbeses fetare dhe mbajtjes se dy minutave heshtje Presidenti Topi u perul me respekt para memorialit te 46 ushtareve britanike te rene ne vendin tone gjate periudhes 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtareve e civileve britanike si dhe sakrificat e vetemohimin e tyre gjate lufterave te ndryshme duke vendosur nje kurore me lulekuqe simbolin e dites se kujteses. Ne kete ceremoni te organizuar nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ishin ambasadorja britanike Fiona Mcllwham ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes Arben Imami ministri i Drejtesise Bujar Nishani per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit dhe te Komunikimit Genc Pollo shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral brigade Maksim Malaj perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone atashe ushtarake dhe personalitete nga fusha te ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shume qytetare.