Viti 2010 23 vrasje te pazbardhura
Edhe pse nje nga detyrat e policise per kete vit ka qene parandalimi i vrasjeve dhe zbardhja e tyre per te rritur perqindjen e zbulueshmerise deri tani mund te thuhet me siguri qe ka mbetur ne klase. Shifrat alarmante te rritjes se vrasjeve por edhe e uljes se forces zbuluese bien ne sy pa pasur nevoje te behet shume analize. Madje edhe ato vrasje te zbardhura nuk u perkasin atyre ngjarjeve te bujshme qe pavaresisht insistimit te vete policise por edhe te politikes mbeten ende te pazbardhura. Madje per vitin 2010 ne shkalle vendi kane arritur mbi 23 vrasjet qe nuk jane zbardhur nga policia. Kjo shifer jo vetem qe eshte cilesuar si alarmante por ka ulur edhe perqindjen e zbulueshmerise.
Sipas te dhenave te besueshme nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit vetem pak dite me pare eshte kryer nje analize per vrasjet ne 9-mujorin e ketij viti duke perfshire periudhen nga janari deri ne fund te shtatorit. Nga kjo analize ka rezultuar se gjate kesaj periudhe jane kryer mbi 83 vrasje. Por prej tyre jane zbuluar vetem 66 te tilla duke shenuar nje perqindje zbulueshmerie prej 80. Megjithate keto kane shenuar regres po ti krahasojme me nje vit me pare. Sipas te dhenave policore nje vit me pare ne te njejten periudhe 9-mujore ishin regjistruar vetem 63 vrasje pra 20 vrasje me pak. Sikur te mos mjaftonte vetem rritja e numrit te vrasjeve nje tjeter kritike ka ardhur per policine per shkak te zbulimit te tyre pasi nga 63 vrasje nje vit me pare policia kishte zbuluar 54 prej tyre pra rreth 86 per qind. Keshtu bie ne sy se edhe zbulimi ka rene me 6 per qind. Vec ketyre fakteve ajo qe eshte me shqetesuese ka te beje me ngjarjet e bujshme. Pothuajse te gjitha vrasjet e bujshme duke filluar qe nga personazhe te politikes jetes sociale apo edhe te krimit nuk jane zbardhur. Sivjet ka ndodhur edhe vrasja e nje punonjesi policie qe ende nuk ka nje autor. Sipas te dhenave policia ka arritur te zbardhe vetem vrasjet qe ne te shumten e kohes kane ardhur nga konflikte banale duke mos mundur te dale mbi krimin sa u perket vrasjeve mafioze. E njejta situate per policine paraqitet edhe per muajin tetor dhe gjysmen e muajit nentor. Deri tani kane ndodhur disa krime te renda por ato vazhdojne te mbeten te pazbardhura dhe se shpejti do te futen ne arkiv per tiu shtuar shume dosjeve te vjetra te pluhurosura gjate viteve.