LSI Protestat e panevojshme te nise rinegocimi per krizen
Protestat e paralajmeruara te opozites jane konsideruar si provokim nga ana e Levizjes Socialiste per Integrim. Sekretari i pergjithshem i saj Luan Rama ka nenvizuar dje se percaktimi i PS-se dhe aleateve te saj ne politiken e rruges ne kontekstin e nje Shqiperie qe ka marre vleresime dhe detyra nga Bashkimi Europian fiton karakter provokativ dhe aventuresk. Madje ne cilesite publike te artikuluesit te tij kreut te Partise per Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela ky apel qe sikurse tha Rama bazohet mbi slogane te destruktivitetit dhe te ilegjitimitetit vjen si nje deshmi e kaosit qe pershkon sot nje opozite te angazhuar ne luften per pushtet. Te shpallesh si legalist dhe te veprosh apo te zgjedhesh metoda ilegaliste do te thote te kesh te besh brenda konstitucionit tend me nje mosperputhje alarmante apo me nje deformim gjithashtu alarmant nenvizoi Luan Rama. Ai ka dhene nje pergjigje edhe per sa i perket ofertes me te re socialiste per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit sipas se ciles tanime kerkesa per kutite e fleteve te votimit ka rene. Ofertat politike natyrisht jane te vlefshme dhe marrin peshe kur behen ne institucione politike. Nga kjo pikepamje une jam i bindur qe vemendja dhe gatishmeria e qeverise per te pare me seriozitet cdo oferte realiste qe vjen nga PS-ja ka qene dhe mbetet permanente. Ajo cka pritet ne vijim nga PS-ja jane hapat konkrete per te shkuar te dialogu dhe zgjidhje politike per kapercimin e situates dhe jo paralajmerimet ngjeliste per kryengritje apo per shtrirje ne te gjithe territorin e Shqiperise te fenomenit te njohur te Dukatit u shpreh Rama. Ndaj ketij qendrimi te mbajtur prej tij selia roze ka reaguar me ane te anetares se Asamblese Kombetare Megi Ajtyresa e cila ka qene shume e ashper. Kurre askush ska bere thirrje per dhune ne emer te socialisteve por Luani qe mjaullin ne emer te Saliut sdi cfare thote po ben cfare i thone Keta deshtake qe e lane Shqiperine jashte dyerve te BE-se duhet te largohen nga qeveria jo ti japin leksione opozites deklaroi ne emer te socialisteve ajo.