Koci LSI-ja te jape shansin per zgjedhje te parakohshme

Nje veshtrim prej se majtes per Partine Socialiste. Keshtu do te mund te perkufizohej qendrimi i kreut te Partise Socialiste te Vertete Petro Koci lidhur me zhvillimet e fundit politike. Ne nje interviste per gazeten Shqip ai vlereson punimet e mbledhjes se fundit te Asamblese Kombetare ku fryma e autokritikes ishte nje befasi pozitive per shumekend. Mbi kete prirje korrigjuese te nje partie qe keshtu perligjet si liberale kreu i PSV-se vlereson bashkepunimin opozitar i cili sipas tij gjithsesi ka nevoje te piketohet ne parime. Ne perputhje me profilin e nje politikani korrekt Koci eshte refuzuar ne kritikat ndaj PS-se per te cilat u takon forumeve anetaresise se PS-se te vendosin cka duhet te ndryshoje. Si politikan me peshe specifike ne historine e veshtire te selise roze ish-sekretari organizativ i saj ka dhene nje vleresim te sinqerte edhe per sa i perket kreut te dikurshem te saj Fatos Nano i vene ne kritike te rrepte nga bashkepunetoret e tij me te ngushte.
Z. Koci para disa ditesh PS-ja zhvilloi punimet e Asamblese Kombetare ne te cilen u kooptuan edhe disa anetare te rinj te larguar apo te lene menjane per disa kohe nga kjo force politike. Sipas jush cfare perfaqeson ky hap i selise roze dhe a jemi perpara nje kursi te ri te se majtes
Gjykoj se eshte nje qendrim i ri i cili duhet mirepritur jo vetem ne te miren e shendetit te PS-se por edhe te se majtes socialiste ne pergjithesi. Mesazhi autokritik eshte nje zhvillim i rralle ne jeten politike dhe kjo vleresohet me shume kur kete e percjell nje politikan si Edi Rama. E majta ka nevoje per kohezion parimor e jo per bashkime mekanike per te marre pushtetin apo per te rrezuar Sali Berishen. Kohezioni i partise me te madhe tek e majta socialiste ka efekt te drejtperdrejte ne bashkimin e gjithe se majtes. Rama duhet te kuptoje se PS-ja ka kontribute dhe vlera edhe ne kohen kur ai ska qene kryetar i partise vlera qe duhen respektuar dhe legjitimuar. Edhe rinovimet e strukturave drejtuese nuk mund te behen me perzgjedhje subjektive dhe radikalizem d.m.th. me crrenjosje te mbartjeve te identitetit politik. Prandaj e vleresoj perfshirjen e disa kolegeve socialiste ne Asamblene Kombetare si perpjekje per korrigjim.
Ju jeni nje politikan qe e njihni mire PS-ne ne sensin organizativ dhe ne drejtim te punes me bazen. Ne nje vezhgim tuajin a mund te thuhet se sot PS-ja vuan nje krize perfaqesimi apo edhe demokracie te brendshme
Une tashme drejtoj nje parti politike tjeter dhe mund te flas vetem nga pozita dashamiresie dhe sugjeruese per jeten e brendshme organizative te PS-se. Nese sdo kishte probleme demokracie organizative dhe perfaqesimi une skisha pse te largohesha nga struktura organizative e PS-se. Sa isha aty ezaurova cdo perpjekje te mundshme per korrigjim kohezion dhe kompromis parimor. Kjo nuk ndodhi dhe kur PS-ja u bashkua me Berishen ne shkaterrimin e skemes kushtetuese te vendit u largova duke zbatuar keshtu edhe statutin e partise qe perjashton anetaret qe nuk zbatojne vendime te rendesishme politike. Mendoj se fenomenet ekzistojne akoma por nuk me takon mua te kerkoj llogari sa kohe jam ne nje parti tjeter politike. U takon forumeve anetaresise se PS-se te vendosin cka duhet te ndryshoje ne funksionimin statutor te partise.
Ju keni marre nje ftese per tiu bashkuar opozites se bashkuar ne levizjen per protesta qe pritet te nise se shpejti ne mbare vendin. A do ti bashkoheni ketij procesi dhe a eshte kjo nisme ne kohezion me realitetin politik aktual
Se pari PSV-ja eshte per nje bashkepunim mes forcave te majta politike ne opozite pra mes PS PSV PSD e PDS. Kemi nevoje per nje projekt te perbashket qe garanton kohezion elektoral dhe programor ndryshim drejt pluralizimit dhe demokratizimit te rregullave te lojes politike ne vend d.m.th. se pari sistemin zgjedhor. Ndryshime qe risjellin pluralizmin antidushk dhe qe nuk lejojne perfaqesimin artificial te partickave apo kryetareve te tyre. E rendesishme per te majten socialiste eshte edhe projektimi i ndryshimeve ne percaktimet kushtetuese te marredhenieve nderinstitucionale per tiu larguar skemes aktuale te dorezimit te te gjitha pushteteve Kryeministrit te radhes.
Nderkohe PSV-ja do te mbeshtese te gjitha ato aksione politike te opozites se bashkuar qe perputhen me realizimin e objektivave demokratike te mesiperme.
Z. Koci besoni se PS-ja mund te jete ende nje katalizator i bashkimit te se majtes dhe si do ta vleresonit rolin e LSI-se ne kete kuader
PS-ja e ka per detyre dhe ka mandatin per te realizuar bashkimin parimor te se majtes. Ajo ka hedhur nje hap te madh ne drejtimin e duhur per kete dhe une shpresoj qe kjo kthese te vazhdoje si nje politike ndryshe ne raport me te kaluaren problematike. Kuptohet qe procesi tani per tani perfshin vetem partite e majta opozitare prandaj kundrejt LSI-se do te ishte e pamundur te ndermerrej ndonje demarsh. PS-ja sigurisht qe ka nje pergjegjesi morale ndaj LSI-se kur hartoi nje Kod Zgjedhor kunder saj. LSI-ja ka shansin te kerkoje ndryshim te Kodit te Kushtetutes dhe te coje vendin ne zgjedhje te parakohshme. Kjo mund te sillte nje situate ne te cilen edhe LSI-ja te integrohej ne koalicionin socialist.
Cila eshte e ardhmja e forces suaj politike dhe sa mendoni e ka konservuar ajo ate shprese per te cilen edhe u krijua A perfaqeson ende dicka Fatos Nano per te majten
Mendoj se PSV-ja perfaqeson nje force politike te panjollosur ne kompromise pazaresh kunder se majtes. Besoj se jam politikani drejtues tek e majta qe nuk u bashkua asnjehere me Berishen as me 21 prill 2008 e as me 6 korrik 2009. Per mos te permendur qe skam votuar as kandidatin konsensual Moisiu ne 2002-shin edhe se tashme kam admirim per presidencen e z. Moisiu. Prandaj kane ndodhur edhe ndarjet me Ramen e me pas me Meten. PSV-ja eshte e majta socialiste ndryshe nga PS-ja. Per sa i perket Fatos Nanos mund te them se kam nje gjykim ndryshe nga i Rames per te. Ai ka vlera dhe kontribute te cilat nuk mund te zevendesoheshin ne kohen kur ai drejtonte PS-ne deri ne 2005-n. Ca figura rrotull tij do na linin tere jeten ne opozite nese do mungonte projekti i rinovimit politik e institucional te vendit i hartuar e administruar nga nje PS e drejtuar prej Fatosit. Por pas 2005-s ai ka bere nje sere gjestesh politike joserioze dhe eshte perceptuar per faj te tij si kundershtar i interesave te PS-se. Mendoj se ndaj tij ka pasur nje politike te gabuar ne fillimet drejtuese te Edi Rames por tashme gabimet jane bere dypaleshe. Une do uroja nje Nano ndryshe dhe nje PS ndryshe ndaj tij. Kjo vetem mire do i bente PS-se. Natyrisht qe se kam fjalen per pazare qe bejne dike president dhe kaq.