E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, në Londër për finalen Barcelona-Junaited

Presidenti Bamir Topi, i cili njihet si një sportdashës i zjarrtë, ka shkuar në Londër për të ndjekur finalen e sotme mes Mançester Junaited dhe Barcelonës.

Kjo gjë është konfirmuar nga ana e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, që tha se në Londër kanë zbarkuar mjaft tifozë shqiptarë.

Ky konfirmim vjen dhe në faqen zyrtare të presidencës, ndër të cilat deklarohet:
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, do të ndjekin sonte në darkë, si të ftuar nderi të Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2010-2011, e cila do të zhvillohet në stadiumin e famshëm “Uembli” të Londrës mes skuadrave të Barcelonës dhe Mançester Junajtid”.

Presidenti ndodhej në Varshavë një ditë më parë, ku mori pjesë në një takim të presidentëve të Evropës Qendrore, në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan, Barak Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›