Presidenti Topi ngushëllon familjarët e Dritan Hoxhës.
23 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të Dritan Hoxhës, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.
“Të dashur familjarë të Dritan Hoxhës,
Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut që me punën e tij ambicioze i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në Shqipëri.
Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar të saj ndërsa nëna, bashkëshortja e fëmijët, njeriun e tyre më të shtrenjtë.
Ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.