E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi zhvilloi një vizitë pune në qytetin e Himarës.

24 maj 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një vizitë pune njëditore në qytetin e Himarës ku ishte i ftuar për të marrë pjesë në Konferencën e II Pan-Himariote me temë “Ndërtimi i vizionit për prioritetet e zhvillimit të rajonit të bregdetit”. Kjo konferencë u organizua nga Bashkia e Himarës, me mbështetjen e USAID-EDEM (Zhvillimi i Ndërmarrjeve Shqiptare dhe Shërbimit të Tregjeve të Eksporteve). Vizita e punës së Presidentit Topi në qytetin e Himarës nisi me një takim në Bashkinë e Himarës me Kryetarin e Bashkisë, Vasil Bollano dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Në fillim të këtij takimi z. Bollano i uroi mirëseardhjen Presidentit Topi, duke i shprehur njëkohësisht dhe mirënjohjen që pranoi ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë. Kryetarja e Këshillit Bashkiak, znj. Silvana Burbo përshëndeti gjithashtu Presidentin Topi në emër të këshillit bashkiak, duke shprehur njëkohësisht edhe disa nga shqetësimet dhe problemet e kësaj zone.

Në këtë vizitë Presidenti Topi shoqërohej nga Kryetari i Qarkut të Vlorës, Agron Sharra, Prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi, nga deputetët Vangjel Dule, Spiro Peçi, Besnik Dervishi, Nikollaq Neranxi, si dhe nga Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe nga anëtarë të Kabinetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›