E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjen Hadëri për ndarjen nga jeta të skulptorit të shquar, Shaban Hadëri.

14 janar 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Hadëri për ndarjen nga jeta të Skulptorit të Popullit, Shaban Hadëri, në moshën 82 vjeçare.

“Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, Shaban Hadëri, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!

Skulptori i Popullit që me punimet e tij përçoi talentin dhe ndjeshmërinë e një artisti të rrallë, do mbetet i paharruar si për ata që e njohën personalisht, ashtu edhe ata që e admirojnë për veprat e tij kudo nëpër Shqipëri. Monumentet e Shaban Hadërit do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm me ndjenjat më të forta të atdhedashurisë e krenarisë historike.

Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e laureatit të Çmimit të Republikës, shpreh bindjen se i gjithë populli shqiptar i mbetet përjetësisht mirënjohës Shaban Hadërit për veprën e tij prestigjioze.” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të shtetit shqiptar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›